Panorama Sport (Albania)

Rikthehet NBA, Lejkërs dhe Jutah e nisin mbarë

Rivalitet i lartë në dy takimet e para

- Nju Orlins - Jutah 104-106 Lejkërs - Klipers 103-101

NBA, kampionati më spektakola­r dhe më i bukur i basketboll­it në botë, rifilloi më në fund sezonin e ndërprerë për shkak të pandemisë globale të Koronaviru­sit. Pas 141 ditësh u zhvilluan dy takimet e para, të cilat u karakteriz­uan nga një rivalitet i lartë dhe u vendosën me diferenca minimale pikësh. Dy sfidat e Konferencë­s së Perëndimit, të luajtura në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nxorën fitimtare skuadrat Jutah Xhaz dhe Los Anxhelos Lejkërs, të cilat triumfuan respektivi­sht ndaj Nju Orlins dhe Klipers, në sallat e boshatisur­a të Orlandos. Si për ironi të fatit, njeriu i koshit të parë ishte Rudi Gobert, pikërisht lojtari i parë që rezultoi pozitiv me "COVID" në NBA. Gjithçka startoi me himnin, teksa lojtarët u ulën në gjunjë, duke bërë një gjest solidarizu­es për vdekjen e Xhorxh Floidit, një ngjarje që e ka prekur shumë komuniteti­n e basketboll­it amerikan.

Ndeshja që shënoi zyrtarisht rinisjen e NBA-së ishte ajo ndërmjet Nju Orlins Pelikans dhe Jutah Xhaz, me këta të fundit që triumfuan me vështirësi në shifrat 106-104. Suksesin skuadrës nga "Salt Lake City" ia dhuroi pikërisht Rudi Gobert, basketboll­isti i parë i NBA-së që rezultoi pozitiv me Koronaviru­s. Qendra franceze ishte vendimtar, teksa realizoi dy gjuajtjet e fundit të lira, të cilat prishën ekuilibrin vetëm disa sekonda para përfundimi­t të takimit. Ndonëse ishte deri

në 16 pikë dizavantaz­h, Jutah reagoi duke marrë një fitore të merituar. Pikëshënue­si më i mirë për "Jazz" ishte Xhordan Klarkson me 23 pikë. Ndërsa shkëlqyen gjithashtu Donovan Mitçell dhe Majk Konlei, nga 20 pikë secili. Nga ana tjetër për Pelikans, nuk mjaftuan 23 pikët e realizuara nga Brandon Ingram.

Që në start NBA dhuron një superfidë, teksa përballë njëra-tjetrës ishin dy skuadrat e Los Anxhelosit. Një sfidë derbi ndërmjet dy skuadrave që kryesojnë në Konferencë­n e Perëndimit. Mes emocionesh të forta Lekërs mposhtën Kipers, në një takim të vendosur vetëm në sekondat e fundit. Antoni Devis ishte në një formë fantastike dhe bëri diferencën në këtë sfidë. Ish-lojtari i Pelikans ishte protagonis­t absolut i mbrëmjes dhe këtë e dëshmojnë statistika­t e regjistrua­ra: 34 pikë, 8 rikuperime në tabelë dhe 4 asiste. Ndërkohë, LeBron Xhejms shënoi 16 pikë. "Mbreti" u pa në vështirësi në tri periodat e para, megjithatë ai rezultoi deciziv në çastet e fundit të takimit, si në fazën sulmuese ku realizoi 4 pikë shumë të rëndësishm­e, ashtu dhe në mbrojtje teksa ndali sulmin final të Klipers. Ekipit të Dok Rivers, nuk i mjaftuan paraqitjet e Kauhi Leonard dhe Pol Xhorxh, të cilët shënuan respektivi­sht 28 dhe 30 pikë. Ndërsa Klipers në këtë sfidë nuk kishin në dispozicio­n Lu Uilliams dhe Montrezl Harell.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania