Panorama Sport (Albania)

Tonali vishet zikaltër, tani pritet... Mesi

Bisedime me Totenhemin për Shkriniar-Ndombele

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ndërkohë që popu lli interist shikon "Suning" që shfaq hijen e Mesit në "Duomo" dhe ëndërron, klubi ka bërë blerjen e dytë të verës. Pas Ashraf Hakimit, është thuajse gjithçka e kryer për kalimin e Sandro Tonalit. E ka zbuluar edicioni i djeshëm i "Corriere della Sera", që shtyhet më tej, duke u shprehur se akordi mes klubit zikaltër dhe Breshas tani ka arritur në detaje. Aq sa, të hënën në mbrëmje lojtari do të zbarkojë në Milano. Dështon në këtë mënyrë tentativa e Milanit... Shifrat finale? Rreth 35 milionë euro në total mes huazimit 10 milionësh dhe detyrimit të blerjes në 2021-shin për 25 milionë. 20-vjeçari i ka dhënë prej kohësh fjalën e tij Interit dhe ishte arritur prej kohësh akordi katërvjeça­r edhe me menaxherin Boco, për

një pagë prej 2.5 milionë eurosh me ngritje.

NDOMBELE - Bëhen gjithmonë e më intensivë kontaktet e merkatos mes Interit dhe Totenhemit. Të dyja klubet në fakt po mendojnë një maksishkëm­bim të ngjashëm me atë që u pa mes Juventusit dhe

Barcelonës për Pjaniçn dhe Arturin: emrat më të nxehtë janë ata të Milan Shkriniari­t dhe Tangë Ndombelesë. Mbrojtësi sllovak është prej kohësh në listat e dëshirave të Zhoze Murinjos (që në kohën kur portugezi drejtonte Mançester Junajtidit), i

detyruar edhe të kërkojë një zëvendësue­s për Jan Vertongeni­n që u dha përfundimi­sht lamtumirën "Spërsave". Ndërsa mesfushori francez konsideroh­et nga Antonio Konte përforcimi ideal për repartin qendror zikaltër, aq sa mendohet të ketë qenë një nga emrat e parë të përmendur nga trajneri në momentin e firmës vitin e kaluar.

AKSI ME LONDRËN

Mundësia për të gjeneruar edhe një plusvalenc­ë në një periudhë ngushtimes­h ekonomike po bën idenë e një marrëveshj­eje të mundshme joshëse për të dyja palët. Në tavolinën e bisedimeve janë vendosur edhe profile të tjera: për shembull ata të Marselo Brozoviçit dhe Ivan Perisiçit nga ana e Interit dhe ai i Musa Sisokosë nga Totenhemi. Gjithsesi pista më e nxehtë e aksit Milano-Londër është ajo mes Shkriniari­t dhe Ndombelesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania