Panorama Sport (Albania)

5 milionë € zbusin Ibrën, mungojnë vetëm firmat

Klubi ofron 4 mlionë euro në vit, ja çfarë pret suedezi

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ajo e sotmja duket se do të jetë dita ven dimtare mbi qëndrimin e Zlatan Ibrahimovi­çit te Milani. Sipas rrjetit "SKY", menaxheri i lojtarit do të ketë një takim më drejtuesit kuqezinj lidhur me të ardhmen e suedezit. Nuk ishte mbase e nevojshme, por ndeshja me Sampdorian tregoi edhe një herë se sa i rëndësishë­m është për ekipin sulmuesi, që edhe pse 38 vjeç po bën ende diferencën. Dy gola dhe një asist shtojnë arritjet e tij personale dhe spikat fakti që prej sezonit 2002-'03 Ibrahimovi­ç shënon rregullish­t të paktën dhjetë gola.

SKENARI

Takimi i sotëm duhej të ndodhte 48 orë më parë, por pavarësish­t se nuk ka shumë kohë, palët po bisedojnë me qetësi mbi atë që do të jetë raporti i ri. Konfirmime­t e Piolit dhe Maldinit i kanë ndryshuar mendjen Ibrës që do të largohej nëse te Milani mbërrinte Ralf Rangniku. Pasi fitoi betejën në distancë me gjermanin, sulmuesi ka fituar edhe atë të brendshme me Gazidhisin. Tashmë administea­tori është i vetdijshëm për vlerën e Ibrës brenda dhe jashtë fushe, teksa edhe "Elliott" ka dhënë bekimin për një akord të ri me "Gjigantin nga Malmoe". Ky i fundit nuk duhet të ketë probleme financiare, megjithatë Mino Raiola vazhdon të kërkojë 6 milionë euro në sezon. Milani thuhet se nuk do të lëvizë nga

oferta prej 4 milionësh në sezon plus disa bonuse të majme të lidhura me prezenca, golat dhe sidomos renditjen e ekipit.

DILEMA E AFATIT

Për t'u kuptuar edhe sa

mujore do të jetë kontrata mes palëve. Në fillim u fol vetëm për një sezon, por me sa duket akordi mund të jetë 1+1. Pra, një vit kontratë dhe një vit tjetër që do të vijë automatiki­sht nëse Ibra arrin objektivat

e klubit. E ardhmja si drejtues kuqezi është një tjetër aspekt i kontratës, e cila tashmë duket se po vonon vetëm për çështje kohe, pasi dukshëm, si Ibra dhe Milani, e kanë kuptuar sa vlejnë për njëri-tjetrin ....

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania