Panorama Sport (Albania)

Mund Marsejën, por Bajerni mban peng Bundesligë­n

-

Ndërsa skuadra e Dortmundit tashmë po përgatitet për sezonin 2020/ 21, i cili pritet që të startojë në 18 shtator, sezoni i vjetër nuk ka përfunduar ende për Bajernin e Mynihut. Ndeshja e kthimit në Champions kundër Çelsit është më 8 gusht. Pas fitores 3-0 në Londër, në takimin e vajtjes ka shumë të ngjarë që ata të vazhdojnë rrugëtimin e tyre, kështu që procedurat janë planifikua­r saktësisht më pas: përpara çerekfinal­es më 14 gusht (kundërshta­rët e mundshëm: Barcelona ose Napoli) në Lisbonë, skuadra nga Mynihu do të qëndrojë katër ditë në kampin stërvitor në Portugali, por pikërisht këtu lind stresi për kampionët e Bundesligë­s. Sigurisht që Champions-i është një objektiv për skuadrën e Flikut, por nëse gjermanët shkojnë deri në finale, duket e vështirë për ata që të kenë pushime vere. Ideja e trajnerit është që t'i japë secilit të paktën 14 ditë leje, por kjo do të thoshte që për ndeshjen hapëse të Bundesligë­s, Bajerni të zbriste në fushë vetëm me 9 ditë stërvitje, duke qenë se finalja Champions është më 23 gusht. Një tjetër problem për Bajernin është edhe Federata gjermane, e cila ka në program më 3 shtator ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës dhe zëvendëspr­esidenti i DFB-së, Rainer Koh, ka dalë hapur së fundmi se nuk kërkon që të luajë pa bavarezët këtë takim. Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, më 11 shtator nis edhe

Kupa e Gjermanisë, e cila hap vërtet skenarë të frikshme. Për momentin qarkullojn­ë fjalë se ndoshta Bajerni mund të kërkojë shtyrjen e dy takimeve të para të kampionati­t, për t'i rikuperuar në vazhdim e sipër të sezonit, ose starti i Bundesligë­s mund të shtyhet për një apo dy javë më pas datës 18 shtator. Diçka e tillë do të bisedohet në mbledhjen e 4 gushtit, ndërsa kalendari është parashikua­r fillimisht që të zbulohet më 7 gusht. Për të gjitha këto mundësi, Kristian Saifert, shefi i Ligës Gjermane ka lënë hapur një mundësi: "Sivjet po jetojmë diçka të jashtëzako­nshme, prandaj nuk përjashtoh­en që edhe nga ana jonë të merren vendime të pazakonta, për sezonin e ri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania