Panorama Sport (Albania)

E rrallë, fitoi Kupën duke luajtur shtatzënë

Portierja e Vllaznisë: Ishim me 12 vetë kundër Apolonisë

-

Vllaznia fitoi pas diten e së enjtes Kupën e Shqipërisë në futboll për femra, teksa mposhti në "Elbasan Arena" Apoloninë me rezultatin 4-0, duke rrëmbyer trofeun e shtatë radhazi. Ndonëse përballë ishin dy ekipet më të mira të vendit, diferencat mes shkodranev­e dhe fierakeve ishin tepër të mëdha. Por, nëse sukseset e Vllaznisë prej vitesh janë një normalitet në Shqipëri dhe nuk përbëjnë lajm, finalja e Kupës së Shqipërisë 2019-2020 u shoqërua me një episod tepër të veçantë. Edhe pse gjatë

ndeshjes kundër Apolonisë shiritin e kapitenes e ka mbajtur Megi Doçi, në fund ekipi ka vendosur që kupën ta ngrejë lart portierja Ardiola Raxhimi. Ky vendim i marrë nga skuadra nuk ishte aspak rastësor, sepse kishte një domethënie të veçantë. Arsyen

e këtij veprimi e ka zbuluar vetë portierja e Vllaznisë, e cila pas triumfit në finale bëri të ditur për mediat se është shtatzënë. Teksa festonte në fushë së bashku me pjesën tjetër të ekipit, portierja Raxhimi tregoi gëzimin e dyfishtë: "Është një kënaqësi shumë

e madhe kur ngre lart një tjetër trofe, por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim. Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatzënë dhe prandaj gëzimi është edhe më i madh. Jam shumë e lumtur për këtë gjë, por premtoj se vitin e ardhshëm do të jem sërish në fushë për të fituar të tjerë trofe me Vllazninë", u shpreh 21-vjeçarja për "Shkodra Sport". Kujtojmë që Raxhimi ishte protagonis­te edhe në paraqitjen fantastike që Vllaznia realizoi një vit më parë në Ligën e Kampioneve, ku skuadra shkodrane shkroi historinë duke u futur mes 32 ekipeve më të mira të Europës. Ardiola Raxhimi gjithashtu prej vitesh është edhe pjesë e Kombëtares së femrave, duke zhvilluar paraqitje shumë të mira edhe me fanellën kuqezi.

 ??  ??
 ??  ?? Ardiola Raxhimi, portierja e Vllaznisë
Ardiola Raxhimi, portierja e Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania