Panorama Sport (Albania)

Teko: Krenar që po shkruaj historinë te Laçi

Mesfushori brazilian mburret në vendlindje për arritjen me skuadrën kurbinase

-

Laçi ka treguar se di të godasë në merkato, duke afruar elementë të spikatur në ekip. Përveç sulmuesit Kirian Nuabueze, që u shpall golashënue­si më i mirë i Superiores në sezonin e fundit me 24 gola, kurbinasit afruan para një viti edhe një sulmues brazilian, që u integrua me vonesë në ekip. Bëhet fjalë pikërisht për Teldiano Guimaraesh Franka Xhunior ose, siç thirret shkurt, Teko. Braziliani ka shënuar gjashtë gola për Laçin në sezonin e fundit, të cilin e mbyllën në vendin e tretë. 25-vjeçari ka dhënë kontributi­n e tij në realizimin e objektivit, ku kurbinasit marrin pjesë në Ligën e Europës. Në një prononcim të dhënë për mediat braziliane, Teko ka treguar se është shumë i lumtur me atë që ka arritur këtë sezon me Laçin, ku ka mundësi tani të luajë në Ligën e Europës. Sulmuesi ka pohuar se fillimi ka qenë i vështirë, por më pas u përshtat dhe e quan historike atë që ka arritur këtë vit me kurbinasit. Teko është golashënue­si i tretë më i mirë i ekipit, ku ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionat. "Jam shumë i lumtur për gjithçka që kemi arritur si skuadër këtë sezon. Falënderoj Zotin për kampionati­n e bërë. Kam realizuar 6 gola dhe kam dhënë 5 asiste, ndërkohë që më e rëndësishm­ja ishte që arritëm qëllimin e klubit për të zënë një nga tri vendet e para dhe për të luajtur në Kupat e Europës.

Në fillim ishte pak e vështirë për mua për t'u përshtatur me gjithçka gjeta në Shqipëri. Por, tani jam përshtatur plotësisht. Jam krenar për gjithçka që po më ndodh këtu dhe kjo vjen si rezultat i punës së palodhur. Ishte një kampionat i veçantë, kemi bërë histori dhe për mua është krenari të futem në historinë e Laçit. Kjo është ajo që kam menduar kur kam ardhur në Laç, të shkruaj historinë", u shpreh Teko për "Futbol Interior".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania