Panorama Sport (Albania)

Zbardhen kushtet e Troisit, priten 4 të huaj

Flamurtari/ Administra­tori takon trajnerin, vetëm Karlos Ramos po reziston nga brazilianë­t

- ERMAL SIKA

Atë që paralajmër­oi një ditë më parë për gazetën, administra­tori e ka vënë në jetë. Sinan Idrizi është takuar dje paradite me Marcelo Troisin dhe i ka komunikuar atij qëndrimin në Kategorinë e Parë. Teksa e ka vlerësuar për punën e bërë, kreu i klubit i ka kërkuar trajnerit që të nisë menjëherë punën për të gjetur ndërtuar ekipin e sezonit të ardhshëm. "Bashkë do të vijojmë bashkëpuni­min. Ke të gjithë mbështetje­n time. Të vlerësoj për punën që ke bërë gjatë sezonit të shkuar, ndaj dëshiroj që të vijojmë bashkëpuni­min së bashku. Fillo të mendosh për ekipin e ri", mësohet se i ka thënë Idrizi. Piketat e para janë hedhur dhe duket se gjërat janë të qarta, veç lojtarëve vlonjatë në ekip do të ketë në total 5 të huaj. I vetmi që do të qëndrojë nga brazilianë­t që mbyllën sezonin, është Karlos Henrike Ramos dhe priten 4 të tjerë që me siguri do të vijnë nga vendi i "sambës". Lukas Ramos është thuajse i ikur dhe pret që të transferoh­et në një ekip të Kategorisë Superiore, ndërsa Odaildo Souza de Oliveira po negocion me klube në Turqi.

GRUPI - Andi Ribaj, Shpëtim Moçka dhe Ardit Hoxhaj janë pëlqimet e Sinan Idrizit për t'i mbajtur në Vlorë. Trajneri i ka në plane dhe vetë administra­tori ka pasur orët e fundit një komunikim me ta. Mësohet se të tre lojtarët kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Vlorë, por në varësi edhe të projektit që do të ketë klubi, çka do të thotë se nuk i kanë thënë ende as po dhe as jo. Flamurtari kërkon që të ketë në përbërje për sezonin e ri një bosht me lojtarë vlonjatë, pjesë e akademisë. Tre prej këtyre duket se e kaluan "klasën" me Vllazninë: Arbuon Balilaj, Geraldo Balla, Xhejvis Hasanaliaj, si dhe Ariel Muçollari që është aktivizuar edhe në ndeshjet e kaluara. Po ashtu edhe Mateo Qarri e Shaqir Haruni pritet të jenë pjesë e grupit, ndërsa Arinaldo Rrapaj është larg Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania