Panorama Sport (Albania)

Duka: Teuta dhe Tirana i merituan

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka komentuar për "SuperSport" verdiktet e këtij sezoni një përfundim të finales së Kupës së Shqipërisë nga stadiumi "Air Albania". "Është një edicion i pazakontë, që pati ngjarje negative të cilat nuk varen nga futbolli. Do ta konsideroj­a si një hap pozitiv faktin që nuk mbeti bosh siç ndodhi me shtete si Maqedonia e Veriut, Franca etj. Bëmë gjithçka që aktiviteti të mos ndalonte, në bashkëpuni­m me policinë dhe Ministrinë e Shëndetësi­së. Kemi përfunduar një sezon të pazakontë, madje në nivel të kënaqshëm sportiv. Mendoj se Tirana dhe Teuta e kanë merituar me atë që kanë dhënë në fushën e lojës. Më vjen mirë që kjo përkon edhe 100-vjetorin e themelimit të tyre. Të dyja skuadrat kanë bërë mirë pas janarit, një futboll bindës dhe shumë të mirë. Te Teuta shoh edhe emra të rinj, që janë shpresë për të ardhmen e futbollit shqiptar", tha fillimisht Armand Duka.

Situata dhe tifozët - Numri një i FSHF-së ka komentuar situatën e vështirë si dhe kërkesën për të pasur tifozë në finale. "Në këtë situatë të pazakontë, më ka pëlqyer solidarite­ti rreth futbollit. Kanë qenë solidarë me ne, duke filluar nga media, policia, ministria etj. Tifozët? Do të kishte një numër të limituar, duke respektuar distancën. Kemi tentuar duke parë eksperienc­ën e vendeve të tjera siç ndodhi në finalen e Kupës në Francë. Edhe ky vend i zhvilluar kishte vendosur që s'do të luhej deri në shtator, por ama luajti dy finale. Urojmë që kurba e infeksioni­t të bjerë dhe të rikthehemi në shtator bashkë me tifozët në stadium", ka deklaruar Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Kombëtarja - Kreu i FSHFsë ka dhënë edhe objektivat e Kombëtares. "Besoj se kemi ekipin më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë. I kemi mundësitë për rezultate pozitive. Jemi pretendent­ë për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve", është shprehur numri një i FSHF-së, Duka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania