Panorama Sport (Albania)

Sherri te Tirana, ja si Ngo Ngo i i tërboi tërboi bardheblut­ë bardheblut­ë

Sulmuesi u konfliktua fillimisht me Ilion Likën, zbardhen prapaskena­t

- JORGIS MEMO

Pse nuk luani? Më sakatuan. Çfarë po bëni...?!” Ka mjaftuar kjo britmë e Majkëll Ngosë ndaj shokëve të skuadrës gjatë ndeshjes Teuta-Tirana 2-0 në finalen e Kupës së Shqipërisë që situata te bardheblut­ë të trazohet sërish. Debati i filluar në fushë ka përfunduar me një përleshje në dhomat e zhveshjes, pikërisht në momentin kur po zhvillohej ceremonia e dhënies së medaljeve për ekipet nga drejtuesit e FSHF-së. Fillimisht ishin lojtarët e Tiranës që kaluan në podiumin e vendosur afër tribunës VIP të “Air Albania”s. Por, ajo që habiti ishte se gjysma e skuadrës bardheblu refuzoi të merrte medalet. Në një kohë që shokët e tyre kalonin njëri pas tjetrit para presidenti­t të FSHF-së, Armand Duka, por edhe atij të Tiranës, Refik Halili, një pjesë e lojtarëve kishte nisur përleshjen në dhomat e zhveshjes. Tonet e larta, ofendimet dhe britmat bënë shumë përshtypje te disa zyrtarë të FSHF-së që po kaonin afër dhomave të zhveshjes së Tiranës. Më vonë u mësua edhe ajo që ka ndodhur, që natyrisht nuk mund t’i ketë hije një klubi kampion, paçka se janë gjëra që mund të ndodhin kudo. Por, fakti që vetëm dy ditë para finales kishte pasur zënkë në stërvitje, agravimi i situatës pas ndeshjes me Teutën, dukej shumë i tepruar.

INCIDENTI

Tirana nuk gjen qetësi edhe kur fiton titullin pas 11 vitesh. Mjaftoi humbja në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, që situata të degjeneron­te në dhomat e zhveshjes. “Panorama Sport” raportoi në numrin e djeshëm të gazetës se protagonis­të të sherrit kanë qenë Majkëll Ngo dhe Idriz Batha. Mirëpo, në lidhje me këtë të fundit ka ndodhur një keqkuptim, pasi në momentin që situata është tensionuar në dhomat e zhveshjes, mesfushori ka qenë në tribunën VIP për të marrë medaljen e finalistit. Më pas, kur është kthyer në dhomat e zhveshjes, është krijuar ideja se ka qenë protagonis­t i sherrit me anglezin Ngo. Mësohet se mesfushori ka ndërhyrë për të zbutur gjakrat, ndërsa burime të sigurta në klubin bardheblu i treguan gazetës se sulmuesi është përplasur

me portierin Ilion Lika dhe kapitenin Erando Karabeci. Fillimisht ka pasur një debat verbal për humbjen ndaj Teutës, e më pas një zënkë që ka degjenerua­r. Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë për të qetesuar situatën, e cila ka habitur jo pak personat që

ndodheshin afër dhomës së zhveshjes së Tiranës në stadiumin “Air Albania”. Siç është raportuar edhe më parë, presidenti Halili ka bërë një mbledhje urgjente pas kësaj që ka ndodhur, ndërsa e bija e tij është parë e përlotur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania