Panorama Sport (Albania)

Kushti për trajnerin e ri, Gjici: Të shpallet kampion

“Shkurtajn e blemë shtrenjtë, ka përgjegjës­i që nuk fituam”

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka zbulu ar se trajneri i ri, Skënder Gega, ka si kusht në kontratë shpalljen kampion në fund të sezonit. Në një bisedë për emisionin “Sport News Plus” në televizion­in “News 24”, kryetari i Bashkisë Kukës ka prekur disa nga temat më të nxehta që shoqërojnë klubin verilindor në këtë periudhë. Fillimisht ai sqaroi çështjen e bllokimit të merkatos nga FIFA. I pyetur fillimisht nëse gjatë negociatav­e me trajnerin e ri është vënë në dijeni për faktin se klubi nuk bën dot merkato, Gjici deklaroi se vendimi i FIFA-s nuk është përfundimt­ar, kështu që skuadra do të vazhdojë me transferim­et.

VENDIMI

“Nuk e dinte asnjë dënimin që kishim nga FIFA. Gega nuk ka qenë pjesë e jona në të kaluarën që ta dijë. Ne jemi një ekip që pretendojm­ë për vendin e parë dhe kemi besim se kemi marrë një trajner shumë të mirë. Unë, në cilësinë e presidenti­t të nderit të klubit, kam folur me juristin e klubit dhe ma ka shpjeguar. Ka muaj që zhvillohet ky gjyq me ish-lojtarin tonë, Zderiç. Ka një vendim të FIFA-s, por ne e kemi çuar

çështjen në KAS. Nuk është vendim përfundimt­ar ai i FIFA-s. Ne e kemi pasur gjithnjë një alternativ­ë, sepse mund ta paguanim lojtarin për një vit që ai në fakt e pretendon pa të drejtë, por kemi zgjedhur të luftojmë për të drejtën tonë. Çështja është në

KAS, kjo është e vërteta. Madje mund të them se ne po bëjmë merkato. Jemi në tratativa me 4-5 lojtarë dhe në ditët e ardhshme do e zbulojmë”. I pyetur për largimet e Abazajt dhe Shkurtajt, Gjici nuk ngurroi të kritikonte këtë të fundit, në një kohë që sulmuesi e mbylli kampionati­n me 22 gola. “Për Shkurtajn nuk kam shumë merak që u largua, pasi edhe ai ka përgjegjës­inë që Kukësi nuk doli kampion. E blemë shtrenjtë dhe prisnim shumë prej tij, por nuk e tërhoqi ekipin për ta shpallur kampion. Sa i përket Abazajt, nuk kemi çfarë të bëjmë, pasi e ka në pronësi Anderlheti dhe vendosin ata”.

TRAJNERI I RI

Gjici sqaroi largimin e Orges Shehit pas përfundimi­t të sezonit dhe pse vendosi t’i besojë Gegës. Ai theksoi se kusht për trajnerin mbetet fitimi i titullit. “Kishim një kontratë me Shehin dhe si objektiv kishim titullin, jo kupën. Nuk u arrit objektivi dhe i dhamë dorën njëri-tjetrit. Kaq. Gega? Kushtet e kontratës nuk ndryshojnë për trajnerët. Sigurisht që edhe ai e ka këtë kusht. Kukësi është ndër klubet që ua ka dhënë shansin trajnerëve të rinj. Kemi respektuar kontratën me Shehin dhe çdo trajner tjetër. Kemi fituar trofe, kemi bërë histori në kompeticio­net europiane dhe kemi marrë pjesë rregullish­t në Europë”, përfundoi Gjici, që tashmë është në cilësinë e presidenti­t të nderit te Kukësi, pasi është kryetar i bashkisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania