Panorama Sport (Albania)

Teuta, me “pesë yje” në 100-vjetorin e themelimit

- Nga FATMIR EFICA TEUTADURRË­S Trofe në kampionati­n U-19: GOLASHËNUE­SIT E SKUADRËS KAMPIONE "POKER" I KUPAVE

Kpara lubet 100-vjeçare në Shqipëri tashmë janë tre. E

Vllaznia që e festoi përvjetori­n e saj njëshekull­or më 16 shkurt 2019. Këtë vit kalendarik janë Teuta e Durrësit, që datën zyrtare të themelimit e ka me 29 janar 1920 dhe Tirana, klubi legjendar kryeqyteta­s i saposhpall­ur kampion, i themeluar më 15 gusht 1920. Duke qenë se skuadra e Teutës arriti të siguronte një trofe për sezonin e fundit, dhe që në total bregdetarë­t e çuan në pesë numrin e përgjithsh­ëm të sukseseve të tyre në elitën e futbollit shqiptar, ekskluzivi­sht "Panorama Sport" u dedikon durrsakëve një "kartolinë" të veçantë urimi. Të gjithën me statistika. Lançohen konkretish­t arritjet e kësaj skuadre. Nga titulli i parë dhe i fundit kampion që ka fituar gjer më tani (në sezonin 1993-'94) dhe fitoret e katër Kupave të Shqipërisë (më 1995, 2000, 2005 dhe 2020). Por, gjerdanin e trofeve për futbollin durrsak e zbukurojnë edhe disa trofe të tjerë "më të vegjël" që i kemi vendosur në skedën e këtij klubi…

- Themelimi: 29.01.1920

- President: Edmond Hasanbelli­u

- Tituj kampion: 1, në 1993-'94

Renditje të tjera në zonën e "podiumit": 7 herë nënkampion­e (më 1931, 1932, 1991-'92, 1994-'95, 1995-'96, 2006-'07, 2011-'12) si dhe 5 herë është renditur e treta.

- Bilanci i përgjithsh­ëm në 79 kampionate të Kategorisë Superiore:

(1981 ndeshje, 733 fitore, 554 barazime, 713 humbje, golavarazh­i 2071: 2221)

- Fitorja më e thellë: 16-0 ndaj Elbasanit, në 17.04.1932

- Humbja më e thellë: 0-9 ndaj Tiranës, në 15.04.1934

- Më shumë pikë: 67, në 2006-'07

- Më pak pikë: 4, në 1946

- Golavarazh­i më i mirë: 50:22, në 1995-'96 (+28 gola)

- Golavarazh­i më i dobët: 13:35, në 1937 (-22 gola)

- Më shumë fitore: 20, në 1995-'96

- Më pak fitore: 1, në 1946

- Më shumë barazime: 16, në 1987-'88

- Më pak barazime: 0, në 1934

- Më shumë humbje: 16, në 1989-'90, 2004-'05 e 2005-'06

- Më pak humbje: 1 (më 1931)

Trofe të Kupës së Shqipërisë:

4 (më 1995, 2000, 2005, 2020)

Bilanci i përgjithsh­ëm në 68 edicionet e Kupës të Shqipërisë:

(434 ndeshje, 190 fitore, 107 barazime, 137 humbje, golavarazh­i 643:461).

Trofe në Kategorinë e Parë (të Dytë):

2 herë kampione (më 1959, 1961)

3 (më 1956, 2001-'02, 2011-'12)

Trofe në kampionati­n U-17: 1 (më 2013-'14) Trofe në Kupën e Shqipërisë për U-17: 1, (më 2019)

TITULLI I PAHARRUAR NË 1994 Historik! I pari dhe i fundit titull kampion për ekipin durrsak në kategorinë elitare. Sezoni 1993-'94 do të mbetet kështu "mbretëror". Teuta siguroi për herë të parë titullin kampion. Natyrisht në një rrugë aspak të lehtë. Në konkurrenc­ë tepër të fortë me rivalet e tjera, veçanërish­t Tiranën e Flamurtari­n. Triumfi durrsak u arrit madje dy javë para finishit, kur edhe matematiki­sht sfidoi ndjekësen më të afërt, Tiranën. Në 10 nga 26 javë gjithsej, kreu qe i Teutës. Fillimisht nga java 9-13 dhe "kolpoja" finale e kryesimit nga java 21-26. Ka qenë një kampionat fantastik i durrsakëve dhe titulli ishte "qershia mbi tortë" e atij entuziazmi të shfrenuar të tifozërisë së mrekullues­hme e shumë "Fair Play" të Durrësit, po edhe i të gjithë protagonis­tëve të tjerë që e mbuluan me kontribute­t e tyre rrugëtimin drejt këtij suksesi…

JA TË GJITHA REZULTATET E TEUTËS :

Java 1, dt. 03.09.1993 Dinamo - Teuta 0-0 Java 2, dt. 11.09.1993 Teuta - Tirana 2-2 Java 3, dt. 25.09.1993 Teuta - Elbasani 0-1

(luhet në Krujë)

Java 4, dt. 02.10.1993 Albpetrol - Teuta 1-1 Java 5, dt. 09.10.1993 Teuta - Apolonia 4-0 Java 6, dt. 16.10.1993 Flamurtari - Teuta 0-0 Java 7, dt. 23.10.1993 Teuta - Lushnja 2-0 Java 8, dt. 30.10.1993 Partizani - Teuta 0-3 Java 9, dt. 06.11.1993 Teuta - Laçi 4-0 Java 10, dt. 13.11.1993 Sopoti - Teuta 0-0 Java 11, dt. 20.11.1993 Teuta - Besa 2-0 Java 12, dt. 27.11.1993 Vllaznia - Teuta 0-0 Java 13, dt. 04.12.1993 Teuta - Besëlidhja 1-0

Pas fazës 1, vendi 1-rë ( 6 f, 6,b, 1 h, gol. 19:4)

Java 14, dt. 05.02.1994 Teuta - Dinamo 1-3 Java 15, dt. 12.02..1994 Tirana - Teuta 1-1 Java 16, dt. 19.02.1994 Elbasani - Teuta 1-0 Java 17, dt. 26.02.1994 Teuta - Albpetrol 1-0 Java 18, dt. 05.03.1994 Apolonia - Teuta 0-2 Java 19, dt. 12.03.1994 Teuta - Flamurtari 2-0 Java 20, dt. 19.03.1994 Lushnja - Teuta 0-1 Java 21, dt. 02.04.1994 Teuta - Partizani 2-0 Java 22, dt. 02.04.1994 Laçi - Teuta 0-0 Java 23, dt. 09.04.1994 Teuta - Sopoti 4-0 Java 24, dt. 16.04.1994 Besa - Teuta 0-3 Java 25, dt. 23.04.1994 Teuta - Vllaznia 1-0 Java 26, dt. 30.04.1994 Besëlidhja - Teuta 0-0

Pas fazës 2, vendi i parë (8 f, 3 b, 2 h, gol. 18:5)

TOTALI në 26 javë, vendi i parë (kampione)

(37 pikë, 14 fitore, 9 barazime, 3 humbje, gol. 37:9)

Për ta shijuar titullin duhen golat dhe protagonis­tët e shënimit të tyre për durrsakët janë këta futbollist­ë:

6 gola: Ardian Dashi, Alvaro Zalla

5 gola: Elton Koca

4 gola: Bajram Fraholli, Nesti Qendro, Ilir Alliu

3 gola: Alban Bushi

2 gola: Mikel Furxhi, Ardian Abazi

1 gol: Ilir Alliu, Alban Mehmeti

Nëse nuk kanë arritur të fitojnë më një titull tjetër, durrsakët janë bërë "të papërmbajt­shëm" teksa në çereksheku­llin e fundit (1995-2020) kanë arritur të fitojnë katër herë Kupën e Shqipërisë. Në tri fitoret e para është shumë interesant fakti që ia kanë dalë të triumfojnë pa shënuar asnjë gol sepse në tri finale (dy herë ndaj Tiranës dhe një me Lushnjën) ndeshjet e rregullta dhe shtesat janë mbyllur me barazime pa gola 0-0. Ndërsa vetëm nga pika e 11-metërshave durrsakët kanë merituar tri kupat e tyre të para. Ndërsa e katërta ishte një sukses i pastër 2-0 ndaj Tiranës, ndaj së cilës në katër përballje në finale i kanë rrëmbyer tri kupa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania