Panorama Sport (Albania)

“Pengu” i Muratajt: Bylisi meritonte 10 pikë më shumë

- ERJON SALIU

Bylisi në Superiore zhvilloi lojëra të bukura, por edhe të zbulojë elementë cilësorë. Ekipi ballshiot ka qenë trampolinë shpesh për shumë lojtarë shqiptarë dhe të huaj e kështu ndodhi edhe sezonin që sapo është mbyllur. Një nga ata që kanë spikatur është Valentino Murataj. Në Ballsh ai luan sezonin e tij të tretë dhe në disa ndeshje ka mbajtur shiritin e kapitenit. Në një intervistë për "Panorama Sport", Murataj flet për eksperienc­ën e parë si titullar në Superiore, objektivat dhe të ardhmen.

Murataj, një sezon ku në fund u sigurua mbijetesa, por nuk arritët të shkonit në Europë, apo të fitonit Kupën... Një sezon i nisur mirë dhe i vazhduar më së miri deri në fund të vitit. U ndërtua nga presidenti Besnik Kapllanaj një grup simpatik në fillim të garës, vazhduam të rritemi javë pas jave. Deri në fund të janarit e dinë të gjithë se çfarë bëri Bylisi. Pastaj, të mos harrojmë si nisi pjesa e dytë e sezonit për ne... Çfarë ndodhi, sipas jush?

Në ndeshjet me Tiranën në Tiranë, në Durrës, brenda me Vllazninë apo dhe në Shkodër, brenda me Laçin, apo me Tiranën në Kupë, nëse do të na jepej haka, duhej të kishim 10 pikë më shumë.

Për ju viti i parë si titullar në Ballsh, si ka qenë?

Më ka vlejtur shumë dhe falënderoj klubin për besimin. Kam bërë përpjekje që të jap më të mirën time, sepse jam vendës dhe madje në shumë ndeshje kam pasur edhe shiritin. Në aspektin personal ishte një eksperienc­ë shumë e bukur. Murataj përfaqëson Bylisin dhe realisht doja të luaja në Europë, ose të fitonim Kupën. Por ajo që iku, iku, më shumë mend për të ardhmen, duke shpresuar që të bëjmë më të mirën.

Sezoni i ri ju gjen në Ballsh sërish?

Po, kam një kontratë afatgjatë dhe vendos presidenti për mua dhe pjesën dërrmuese në ekip, sepse jemi me kontrata afatgjata. Unë po punoj, pastaj klubi e di nëse vijnë oferta.

Ndeshja më e bukur e sezonit, cila ka qenë?

Bylisi ka bërë shumë ndeshje të mira në Ballsh, por edhe jashtë. Kemi fituar edhe jashtë fushe disa takime. Prandaj thashë që duhet të ishim me ekipet e kreut.

Çfarë synon Murataj në aspektin personal dhe me skuadrën sezonin e ri?

Nuk ka shumë kohë. Jam i sigurt që presidenti ynë do të bëjë goditjet e duhura për një Bylis edhe më të fortë nga ky i këtij sezoni. Për fat, kemi edhe një trajner me shumë eksperienc­ë që tashmë e njeh shumë mirë grupin, por edhe i përshtatur me mentalitet­in e klubit dhe kampionati­t. Uroj që edhe ky grup të ruhet, të jetë baza, pastaj me përforcime­t sigurisht që do të jemi më të fortë. Në aspektin personal shpresoj që me ndihmën e Zotit të jem mirë, të kem shëndet, sepse në sport është parësore. Pastaj, duke pasur më shumë eksperienc­ë, dua që të kap Kombëtaren, por edhe të luaj jashtë. Nëse sezonin e ardhshëm shkojmë në Europë apo fitojmë trofe, do të jetë më e lehtë edhe për ne lojtarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania