Panorama Sport (Albania)

Elbasani, me ecurinë më të mirë që prej 2014-ës

- V.Mema

Tani që kampionati është mbyllur dhe Elbasani ka arritur objektivin e mbijetesës, skuadra ka marrë pushimet. Ende nuk mund të flitet për ekipin e sezonit të ardhshëm, pasi ka shumë dilema rreth formatimit të grupit që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, "Panorama Sport" ka bërë një hulumtim të verdhebluv­e në pesë sezonet e fundit në këtë kategori, ku njëherë madje arritën të ngjiten në Superiore dhe një edicion ranë edhe në Kategorinë e Dytë. Në bazë të statistika­ve, sezoni që sapo lamë pas është më pozitivi sa u përket pikëve të grumbullua­ra, gjithnjë pas atij sezoni kur arritën ngjitjen në Superiore. Sezoni më i mirë në pesë edicionet e fundit në Kategorinë e Parë ka qenë pa dyshim ai 2013-2014, ku Elbasani u ngjit në Superiore, madje edhe si kampion i kësaj kategorie. Më pas, historia dihet, me verdheblut­ë që kanë luftuar gjithnjë për mbijetesën. Në sezonin 2015-2016 elbasanasi­t grumbullua­n 26 pikë në 27 ndeshje, duke mos kaluar dot pragun as të një pike për ndeshje (0.96). Për të ardhur në sezonin 2016-2017, me Elbasanin që bie në të Dytën dhe në 26 ndeshje grumbulloi vetëm 23 pikë me një mesatare prej 0.88 pikësh për ndeshje. Qëndrojnë vetëm një sezon në të Dytën dhe ngjiten, por vijon e njëjta histori me mbijetesën. Në sezonin 2018-2019 arrijnë të mbijetojnë vetëm nëpërmjet "play off"-it, duke mundur Luzin 2008. Në 26 ndeshje grumbullua­n 25 pikë, me një mesatare prej 0.96 pikësh për një ndeshje. Sezoni aktual dukej më i vështirë, për shkak edhe të formulës ku dy skuadra binin direkt dhe një në "play off", por Elbasani ia doli të mbijetojë në mënyrë direkte. Për herë të parë skuadra ia del të marrë një mesatare pikësh mbi 1 për ndeshje (1.3), duke përligjur kështu edhe sezonin pozitiv që bënë këtë edicion. Megjithatë, mbetet për t'u parë se si do të vijojë historia edicionin e ardhshëm, nëse Elbasani sërish do të duhet të vuajë për të siguruar qëndrimin, apo do të tentojë elitën, ashtu si para gjashtë viteve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania