Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë, pa Champions 2021 do të ishte dështim

-

"Nuk mendoj se në fund të sezonit 2020-'21 do të ishim të lumtur me një vend të gjashtë". Me këtë fjali të thënë në konferencë­n e fundit për shtyp, Stefano Pioli pranoi hapur atë që do të jetë synimi i Milanit në sezonin e ri. Siç pritej, kuqezinjtë do të nisin vitin e ri futbollist­ik me ambicie dhe një renditje jashtë katër të parave do të ishte dështimi i radhës për një klub që mungon në Ligën e Kampioneve prej gjashtë vjetësh. Pikënisja do të jetë pikërisht mbyllja e sezonit të fundit, kur pas ndalesës prej pandemisë, "Djalli" grumbulloi 30 pikë në 12 ndeshje të Serisë A pa u mundur asnjë herë. Agresivite­ti dhe golat ishin tiparet dalluese, teksa disa lojtarë më në fund dhanë atë çka pritej prej tyre. HOV CILËSOR

13 golashënue­s të ndryshëm dhe 35 gola në total janë një tjetër e dhënë që Stefano Pioli e shtrëngon fort, sidomos kur i duhet të planifikoj­ë sezonin e ri. Kuqezinjtë tashmë janë mësuar më kalendarin e ngjeshur, teksa ngelet për t'u parë se si do të ndikojë në paraqitjet e lojtarëve prania e publikut (edhe pse me numër të reduktuar). 13 ndeshje me portë të paprekur janë një tjetër arritje e mirë që duhet ruajtur në sezonin e ri, teksa mbrojtja duhet të përmirësoh­et në vijimësinë e saj duke qenë se 50 golat e sivjetshëm mes kampionati­t dhe Kupës janë një njollë, e cila duhet fshirë sa më shpejt. PIKNIBRA

Garancia tjetër mban emrin e Zlatan Ibrahimovi­çit. Suedezi vijon bisedimet me klubin për rinovimin e kontratës, por kontributi i tij është i pamohueshë­m. 10 gola në kampionat dhe 1 në Kupë në 19 prezenca bëjnë që Milani të ketë një bazë solide në vijën e parë ku përveç suedezit ka shkëlqyer edhe Ante Rebiç. Sigurisht do të nevojitet që Çalhanoglu të ruajë ritmin e sivjetshëm dhe të shpërthejë Leao, megjithatë në diskutimin për kualifikim­in në Champions nuk do të pranohen apo tolerohen lëshime. Misioni tashmë dihet dhe do të marrë fill kur kuqezinjtë të grumbulloh­en pas tri javësh kur, përveç suedezit, do të mbështeten edhe te tashmë i konsolidua­ri 4-2-3-1. Edhe merkatoja e klubit është orientuar nga skema në fjalë, ndaj themelet e Champions-it duket se janë hedhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania