Panorama Sport (Albania)

Kapelo këshillon Juventusin: Mos e kërko me nxitim golin kundër Lionit

-

Në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", Fabio Kapelo, ish-trajneri i Juventusit, këshillon bardhezinj­të në pritje të ndeshjes së kthimit ndaj Lionit, në Ligën e Kampioneve. Duke qenë se misioni nuk është aspak i lehtë, për "Don Fabion" receta e përmbysjes është durimi. "Juventusi nuk e ka aspak të lehtë çështjen me Lionin. Kur të kërkohet me detyrim që të përmbysësh një rezultat mund të bësh gabime të mëdha. E them këtë duke parë edhe faktin se sivjet Juventusi po çalon shumë në mbrojtje, nuk ka soliditet dhe pikërisht një gol nga francezët është ajo që duhet të shmangë. Prandaj jetike do të jetë që bardhezinj­të të mos nxitohen, të mos e kërkojnë me ngulm dhe me nxitim që të realizojnë golin. Përqendrim­i me të cilin do të zbresin në fushë do të bëjë diferencën. Lioni mund të jetë fizikisht më i freskët, por në të njëjtën kohë edhe më i ndryshkur sesa Juventusi, duke qenë se në 3-4 muajt e fundit kanë luajtur vetëm dy-tre ndeshje. Të qenit në aktivitet dhe të pasurin ritmin e ndeshjeve favorizon Juven, ndaj kjo sfidë e të premtes duhet luajtur me inteligjen­cë,

- shprehet Kapelo, i cili tregon besim të madh edhe ndaj trajnerit Sarri. - Mauricio e ka arritur tashmë një objektiv, ndonëse dihet se sivjet, por edhe në vazhdim, detyrim për Juventusin është Champions-i. Kjo është ëndrra dhe objektivi i madh në Torino. Fakti që Sarri diti sesi të përshtatet me filozofinë bazë të Juves, pra se më e rëndësishm­e se çdo

gjë është fitorja, e bën atë që ta njohë më mirë ambientin dhe ndoshta sezonin tjetër do të duket më shumë dora e tij. Ronaldo? E donte me çdo kusht rolin e kryegolash­ënuesit dhe 'Këpucën e Artë'. Zhgënjimi për të është i madh, por kur Ronaldo nervozohet janë rivalët që duhet të ruhen, jo Juventusi, sepse ai di të ngrihet menjëherë", tha Kapelo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania