Panorama Sport (Albania)

“Jam gati për një ndeshje Kikboksi, Ronaldo da Lima idhulli im”

-

Karim Benzema ka kaluar pak kohë në rrjetet sociale përpara sfidës kundër Mançester Sitit për 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i Realit të Madridit u është përgjigjur disa pyetjeve nga fansat dhe shokët e skuadrës (mes të cilëve Teo Hernandez dhe Hames Rodriguez) në kanalin e tij “YouTube”. Tre sportistët që admironi më shumë?

Janë më shumë se tre. Por do të thosha Ronaldo Nazrio: e kam admiruar për mënyrën si luante, të gjithë e dinë. Pavarësish­t se basketboll­i nuk është pasioni im i madh, do të thosha Majkëll Xhordan dhe në vendin e tretë Majk Tajson. Hames e pyet nëse preferon të shënojë apo të japë një asist.

Hames, vëlla, si je? Do të tregohem i sinqertë. Nëse diskutojmë mes golit dhe asistit, do të zgjidhja golin, por gjithmonë do i pasoj një shoku nëse ndodhet në një pozicion më të mirë se unë. Sa kohë ju ka mbetur në karrierë?

Do përpiqem të shkoj sa më larg të mundem, duke e ditur se po argëtohem në karrierën time. Do bëj gjithçka të jetë e mundur që të vazhdoj në këtë formë sa më gjatë të jetë e mundur.

Kampioni botëror i Kickboxing, Fuad Ezbiri, e pyet nëse ka menduar ndonjëherë të ngjitet në ring.

Po, është e vërtetë që më pëlqen të bëj stërvitje boksi dhe kam bërë shumë me ty. Nëse mendon se do të jem gati për një ndeshje, atëherë sigurisht. Çfarë ka ndryshuar në përgatitje gjatë viteve të fundit?

Puna që ju nuk shikoni, shumë sakrificë, çlodhje dhe punë psikologji­ke. Stili i jetesës është shumë i rëndësishë­m dhe me kalimin e kohës fiton më shumë eksperienc­ë. A do e stërvitnit Realin e Madridit?

Nëse do e kisha mundësinë një ditë, pse jo?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania