Panorama Sport (Albania)

Rekordi i zi i madrilenëv­e pa Ramosin, vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit

-

Serxho Ramos do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Sitit në "Etihad" për shkak të pezullimit. Mbrojtësi spanjoll u ndëshkua me karton të kuq në "Bernabeu", gjatë sfidës së vajtjes së 1/8-ave të Champions-it. Nuk ka nevojë të shpjegojmë se çfarë lojtari ka humbur Zidan për sfidën e ardhshme në Mançester. Mungesa e kapitenit e vështirëso­n misionin përmbysje dhe një gjë të tillë e konfirmojn­ë edhe statistika­t. Në 6 ndeshjet e fundit që Ramos nuk ka luajtur në Champions, madrilenët kanë humbur 5 dhe fituar vetëm 1. Triumfi i vetëm është ai 3-1 në transfertë me Klub Bryzhin në fazën e grupeve të këtij sezoni. Në ndeshjet e tjera ku skuadra ka humbur pa liderin e saj, ishte çerekfinal­ja e kthimit në 2017-'18 kundër Juves, pasi spanjollët kishin fituar 3-0 në Torino. Reali po mundej 3-0 në shtëpi, por ai gol i vonë i Vazkezit me penallti i preu biletën në gjysmëfina­le. Në sezonin 2018-'19, Ramos u la pushim nga Lopetegi në transfertë­n me CSKA-në e Moskës në fazën e grupeve dhe rusët fituan 1-0. Në ndeshjen e kthimit, në stolin e Realit ishte Solari, por edhe ai ndoqi të njëjtën taktikë duke kursyer Ramosin dhe spanjollët u mundën 3-0. Por më e keqja do të vinte në 1/8-at kudër Ajaksit, ku Ramos vendosi që të ndëshkohej qëllimisht me karton të verdhë për të mos humbur çerekfinal­en. I bëri llogaritë gabim, sepse e pranoi diçka të tillë pas ndeshjes dhe UEFA e pezulloi. Në ndeshjen e kthimit kundër Ajaksit, holandezët përmbysën 4-1, ndërsa kapiteni i pezulluar vazhdoi ta shlyente dënimin e tij për gjestin antisporti­v edhe në ndeshjen hapëse të këtij sezoni kundër PSG-së, ku Mbape me shokë triumfuan 3-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania