Panorama Sport (Albania)

Hazard: Ëndërroj të shënoj një gol si i Zidanit në finale

"Fluturimth­i, me të majtën, në trekëndësh dhe mirupafshi­m"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Eden Hazard do don te të shënonte golin e famshëm të Zinedin Zidanit në finalen e Champions-it kundër Leverkusen­it në 2002-shin. Me rezultatin 1-1 në finalen e Glasgout, goli i mesfushori­t francez në minutën e 45-të, rezultoi ai i fitores së madrilenëv­e të trofeut të 9 të Champions-it në histori. I pyetur gjatë një interviste për UEFA.com se nëse do donte të shënonte një gol në Champions cili do të ishte ai, ylli belg u përgjigj: "Ai i Zidanit, në finalen e Champions-it kundër Leverkusen­it. Ajo goditje fluturimth­i me të majtën, në trekëndësh, mirupafshi­m". Për ish-kampionin e Çelsit do të jetë një ndjesi e çuditshme që Champions-i këtë sezon do të luhet në gusht, por ai është i emocionuar që sezoni europian do të mbyllet pas pandemisë: "Po, nuk mund ta besoj. Mendoj se bota, njerëzit kanë nevojë të shohin futboll. Ai të lumturon, prandaj të gjithë e duam. Njerëzit duan të shohin këtë nivel futbolli". Në Londër, Hazard ishte lojtari që shënonte lehtësisht gola dhe jepte asiste me dopioshifr­a, por në sezonin e tij të parë në "Bernabeu" ai ka pasur probleme me dëmtimet. Por çfarë preferon ai, të shënojë apo asistojë? "Është e njëjta ndjesi kur e shikon topin në rrjetë. Unë nuk jam i fiksuar të shënoj dhe vetëm të shënoj. Disa e kanë fiksim këtë, por unë jam lloji i futbollist­it që mund të krijojë diçka. Prandaj më pëlqen më shumë të them se jam një lojtar asistosh, sesa një makineri golash. Preferoj të jap pasimin e fundit, por më pëlqen gjithashtu ndjesia e shënimit të një goli të bukur, një goli në minutën e fundit që të fitosh ndeshjen në fund". Sa u përket golave më të bukur që ai ka parë në Champions,

Hazardit i vijnë dy ndërmend: "Dy vite më parë, goli i Kristianos kundër Juves. Isha përpara TV dhe thashë: 'Uau, çfarë goli'. Por edhe ai i Bejlit kundër Liverpulit në finalen e atij viti". Por cili është goli i tij më i bukur në këtë kompeticio­n? "Ai i pari në karrierë me Çelsin në vitin 2013 kundër Shalkes. E kam të thjeshtë, sepse nuk kam shënuar shumë. Goli i parë është gjithnjë special. Ishim në transfertë. Mund t'i kisha pasuar Torresit që të kompletont­e tripletën e tij, por u tregova egoist. Më fal Fernando".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania