Panorama Sport (Albania)

Hënes akuzon: Dortmundi, gati të shesë edhe veten për para

- HAVERC

Uli Hënes, ish-presidenti i Bajernit të Mynihut, ka provokuar jo pak rivalët e Borusias së Dortmundit me deklaratën e tij për strategjin­ë e ndjekur nga skuadra verdhezi. Hënes tha për "Frankfurte­r Allgemeine­n" se: "Bajerni kurrë nuk ka menduar për biznes. Ne kemi blerë lojtarë për të luajtur këtu dhe jo për t'i shitur në një skuadër tjetër për dyfishin e shumës. Një lojtar duhet të ndihet gjithmonë bavarez kur vjen në skuadrën tonë. Kjo gjë nuk po ndodh te Borusia e Dortmundit. Ata vit për vit janë duke marrë lojtarë të mirë dhe më pas i shesin. Nuk është çudi që një ditë, i gjithë klubi të dalë në shitje", tha ish-numri 1 i klubit më të titulluar në Gjermani. Polemikat duken se nuk kanë fund midis Bajernit dhe Dortmundit, të cilët kanë nisur përgatitje­t për sezonin e ri. "Nëse një lojtar nuk ndien se është 100% pjesë e skuadrës, atëherë është e kotë që t'i kërkohet të luajë për një objektiv të caktuar. Nëse Dortmundi

nuk ndryshon strategji, atëherë e shoh të vështirë faktin që ata mund të fitojnë diçka në të ardhmen. Ka një ndryshim shumë të madh midis nesh (Bajernit) dhe atyre", tha Hënes. Ndërkohë, "Bild" shkruan se këto deklarata kanë befasuar jo pak edhe drejtorin ekzekutiv të Bajernit, Karl

Hainc Rumenigen. Ky i fundit me vështirësi kishte arritur të ulë gjakrat me kolegun, Hanc Joakim Vacke të Dortmundit duke sheshuar disi akuzat ndaj njëri-tjetrit. Por për të ndezur sërish debat, ka menduar sërish Hënes, i cili me siguri nuk do të bëjë paqe pas fjalëve që ka thënë për mediat

gjermane.

Hënes pranoi se Bajerni i Mynihut është tërhequr nga gara për të transferua­r talentin Kai Haverc nga Leverkusen. "Mendoj se Sane ishte goditja më e madhe në këtë merkato për Bajernin. Kjo nuk ka farë të bëjë me cilësitë e

Havercit si lojtar. Ai është një djalosh me të ardhme të madhe, por mendoj se klubi nuk është i mundur t'i lejojë vetes transferim­e 90 apo 100-milionëshe në këtë periudhë të vështirë. Pa përmendur këtu edhe rrogën e tij", u shpreh presidenti i nderit i bavarezëve.

 ??  ?? Uli Hënes
Uli Hënes
 ??  ?? Mikael Cork
Mikael Cork

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania