Panorama Sport (Albania)

Barça takim sekret me Alabën, Bajerni nxiton për rinovimin

Rumenige fton lojtarin, takimi deciziv pas Champions-it

-

Bajerni i Mynihut nuk duket i gat shëm ta lërë David Alabën të largohet. Sipas gazetës "Bild", klubi ka folur me futbollist­in për çështjen e rinovimit të tij. Kjo gjë do të ndodhë kur të përfundojë aventura në Champions. Javët e fundit, Alaba dukej se po largohej nga klubi bavarez. Kërkesat për pagë shumë të lartë të lojtarit, rreth 20 milionë euro në sezon, kishin krijuar tensione. Por, sipas "Bild", ujërat janë qetësuar pas një takimi midis lojtarit dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamixh­iç dhe CEO-s së

klubit, Karl-Hainc Rumenige. Ky i fundit ka gjetur fjalët dhe pa dyshim edhe shumën e duhur të parave për të bindur mbrojtësin austriak të vazhdojë karrierën e tij në Mynih, e cila filloi në vitin 2009, por e cila kërkohet që të zgjasë edhe përtej kontratës

së tij që përfundon në verën e vitit 2021.

BARÇA E DO - Por arsyeja pse Bajerni papritur ka nxituar që të thërrasë në apel Alabën për të biseduar çështjen e kontratës, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se paralelish­t futbollist­i kishte pasur bisedime intensive me klubin e Barcelonës. Katalanasi­t e kanë studiuar në detaje një akord me Alabën, por sigurisht që për këtë verë kjo tratativë është shumë e vështirë, si rrjedhojë edhe e parave të pakta që ka në dispozicio­n Barcelona, pas krizës që e goditi, si rrjedhojë e periudhës së pandemisë. Por siç zbulon media spanjolle dhe ajo gjermane, kuqeblutë donin që ta siguronin kartonin e austriakut për verën e ardhshme, me parametër zero, duke e ftuar që të mos rinovonte me Bajernin. Dhe pa dyshim që në të tilla kushte, Barcelona do kishte qenë e gatshme t'i paguante Alabës çdo shifër që ai kërkonte për pagën, duke qenë se në këtë mënyrë do të shmangej kostoja e kartonit të lojtarit. Madje, zërat thonë se mbrojtësi i majtë, që sivjet është adoptuar edhe si qendërmbro­jtës, u ka dhënë një OK të parë spanjollëv­e, por pikërisht këtu ka hyrë në skenë Bajerni, për të biseduar edhe njëherë tjetër çështjen kontraktua­le me Alabën për të zgjatur përtej vitit 2021 marrëveshj­en aktuale. Prandaj, lufta në distancë mes Barçës dhe Bajernit vazhdon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania