Panorama Sport (Albania)

Arben Fagu: Europa tallet me basketboll­in shqiptar

“Krenoheshi­m me këtë sport, sot na përbuzin të gjithë”

- ARTIN LLESHAJ

Basketboll­i shqiptar nuk po kalon një periudhë të qetë, ku si të mos mjaftonin rezultate e dobëta të dekadave të fundit, sezoni aktual i ndërprerë në mars prej pandemisë vijon të jetë në ajër dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të. Trajneri i Partizanit, Arben Fagu, ka komentuar së fundmi gjendjen që po kalon sporti i koshit në vend. Si gjithnjë, Fagu tregohet i drejtpërdr­ejtë dhe për të shkaktari kryesor i kësaj situate mbetet Federata Shqiptare e Basketboll­it, teksa akuzon hapur mënyrën e drejtimit të FSHB-së. Madje, trajneri thotë se federata përcakton edhe fituesit. “Federata në të gjitha rastet merr vendime anti-Partizan, pasi na konsideron skuadër armike. Më vjen keq që sot komuniteti i basketboll­it vetëm i lëpihet federatës dhe nuk e ngre zërin të thotë të vërtetën, në mënyrë që të ndjekim rrugën drejt përmirësim­it. FSHB nuk funksionon prej shumë vitesh, pasi ne drejtohemi nga disa njerëz që nuk kanë lidhje me këtë sport, të cilët tallen me ëndrrat dhe pasionin e të rinjve dhe fëmijëve, ndërsa flitet që është e përcaktuar muaj përpara se cila skuadër do të fitojë”, shprehet Fagu. Trajneri i Partizanit më tej rikthehet të komentojë edhe numrin e lartë të lojtarëve të huaj në skuadrat shqiptare: “Numri i lojtarëve të huaj në vendin tonë është i ekzagjerua­r. Sigurisht unë nuk jam kundër që të vijnë të huaj, por jo në këtë masë, kur kemi parë skuadra që kanë pasur në përbërje deri në 12 të tillë. Ne mund të luajmë me lojtarë arabë apo afrikanë, por problemi është që nuk mund ta konsideroj­më më si basketboll shqiptar, prandaj numri i lojtarëve të

huaj duhet të jetë patjetër i kufizuar. Këtë nuk e them për interesin e asnjë skuadre, por për të përmirësua­r nivelin kombëtar dhe të ardhmen e këtij sporti. Duke luajtur me kaq shumë lojtarë të huaj, ne shumë shpejt nuk do të kemi asnjë fëmijë apo të ri që do të

merret me basketboll”. Për nivelin e dobët të basketboll­it, trajneri kryeqyteta­s u referohet vetë rezultatev­e ndërkombët­are: “E kuptojmë se ku jemi kur shikojmë përfaqësim­et duke nisur që nga moshat deri te Kombëtarja, teksa tek ekipi i femrave kemi regjistrua­r

humbje me më shumë se 100 pikë diferencë. Jemi futur në librin ‘Guinness’ të të tallurit, teksa sot Europa tallet me basketboll­in shqiptar. E kemi kthyer këtë sport nga një krenari të vendit në një fushë ku të tjerët na përbuzin”, deklaron trajneri kryeqyteta­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania