Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, plan për rikthim e Mirel Josës

- LLAZI SARO

Pas largimeve të shumta menjëherë pas mbylljes së kampionati­t, si dhe dy transferim­eve të suksesshme të Elezit drejt kampionati­t portugez dhe Pëllumbit drejt kampionati­t austriak,

Skënderbeu ka mbetur i zbrazur. Ende nuk di si do të ndërtohet ekipi për sezonin e ri. Ilir Daja është thuajse i larguar, mungon vetëm zyrtarizim­i, kështu që problemi i parë...

Pas largimeve të shumta menjëherë pas mbylljes së kampionati­t, si dhe dy transferim­eve të suksesshme të Elezit drejt kampionati­t portugez dhe Pëllumbit drejt kampionati­t austriak, Skënderbeu ka mbetur i zbrazur. Ende nuk di si do të ndërtohet ekipi për sezonin e ri. Ilir Daja është thuajse i larguar, mungon vetëm zyrtarizim­i, kështu që problemi i parë për presidenti­n Ardjan Takaj është zgjedhja e trajnerit të ri, para se të ndërtojë ekipin. Çdo lëvizje te Skënderbeu ka mbetur peng e situatës së krijuar nga vonesa e shpalljes së vendimit nga Gjykata Federale. Bardhekuqt­ë dukshëm janë të lidhur fort pas kësaj çështjeje,

ku një vendim pozitiv do t'i kthente korçarët pretendent­ë për titull, ndërsa në të kundërt do të merrte jetë plani "B" për të mbajtur ekipin me talente dhe për të fituar vetëm nga shitja e tyre. Edhe në këto kushte presidenti­t Takaj nuk mbetet duarbosh.

JOSA - Presidenti i Skënderbeu­t,

nga sa bëjnë me dije burime pranë klubit korçar, ka filluar të studiojë pistat për njeriun që do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm. Tre janë për momentin emrat në tavolinën e Takajt, dy prej të cilëve ish-trajnerë të Skënderbeu­t këto vitet e fundit. I pari në listë është Mirel Josa. Trajneri kryeqyteta­s e njeh ambientin korçar, ai ka fituar shumë me këtë klub. Eksperienc­a dhe aftësitë e Josës duket se e shtyjnë Takajn për ta pasur si kandidat të parë për të marrë "frenat" e ekipit në dorë. SHEHI DHE SHKËMBI - Në anën tjetër janë edhe Shehi dhe Shkëmbi kandidatë të mundshëm për të drejtuar korçarët sezonin e ardhshëm. Si Shkëmbi, ashtu edhe Shehi, e njohin mjaft mirë ambientin te Skënderbeu dhe mbi të gjitha filozofinë e punës së presidenti­t Takaj. Kjo e bën më të thjeshtë përshtatje­n me ekipin për të nisur punën. Gjithsesi, po të njëjtat burime tregojnë se pavarësish­t emrave që janë gati në listën e punës së presidenti­t Takaj, numri 1 i klubit bardhekuq nuk kërkon të nxitohet për të mbyllur çështjen e trajnerit. Takaj po pret mesin e muajit gusht, nëse do të sjellë ndonjë të re nga Gjykata Federale e Zvicrës, për të vazhduar më pas me ndërtimin e ekipit për sezonin e ri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania