Panorama Sport (Albania)

Gega Gega prezantohe­t prezantohe­t prezantohe­t te te Kukësi: Kukësi: Jemi Jemi më më të të fortë fortë se se Partizani Partizani i i vjetshëm

Kushti Kushti për për trajnerin trajnerin e e ri, ri, Gjici: Gjici: Të Të shpallet shpallet kampion kampion “Çmontohet” “Çmontohet” sulmi sulmi i i frikshëm, frikshëm, Ethemi Ethemi largohet largohet në në Poloni Poloni Trajnerii ka fiirmosur një kontra

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri i ri i Kukësit, Skënder Gega, u pre zantua dje në ambintet e stadiumit “Air Albaia” dhe foli për projektin që o të ketë në krye të skuadrës erilindore. Ish-trajneri i Parizanit e cilësoi si sfidë për të rejtimin e Kukësit. “Nuk shtë karshillëk, janë ambicit e mia. Më pëlqejnë sfidat”, eklaroi ndër të tjera Gega, eksa në konferencë­n për shtp ishte bashkë me drejtorin portiv, Nderim Nexhipi. I yetur rreth planeve të meratos, ai theksoi se nuk ka dërmend të kontaktojë lojtarë renda apo jashtë Shqipërisë ë janë nën kontratë me kluet ku kanë mbyllur sezonin.

E treta e vërteta, pse i thatë po” Kukësit?

Kam biseduar dy herë me Kukësin. Normale që trajnerët akohen, presidentë­t takohen, jithmonë nuk është e thënë ë të bien dakord, por asnëherë nuk është se jemi ndarë ër diçka që nuk ka funksionar. Dëshira ka qenë e përashkët. Është një fjalë shqipe ë “gjuha të lidh dhe gjuha të gjidh”, kështu që këtë herë shte e treta e vërteta. Ramë akord për çdo gjë dhe jam i ënaqur që jam pjesë e Kukësit.

Më parë te Kukësi është remtuar titulli, ju çfarë do ërkoni?

Unë nuk e di çfarë premtimi kanë bërë kolegët e mi. Varet çfarë premton dhe si i hikon premtimet. Unë kam remtuar që do të bëjmë të pamundurën që ky ekip të marë më të mirën. Klubi, Safet Gjici dhe kryesia ka ambicie. Ato janë dhe ambiciet e mia,

uk ka asnjë lloj presioni. Unë i dua ambiciet, ndaj jam

ërë gati për çdo sfidë.

Zyrtarizim­i i marëveshje­s me ju përkoi edhe me lajmin për bllokimin e merkatos. Çfarë ju kanë hënë drejtuesit?

Në atë kohë që e keni marë vesh ju e kam dëgjuar dhe në. Nuk besoj se është merato e bllokuar. Unë jam eknik, jam i sigurt se nuk do ë bllokohet merkatoja. Edhe ë rast të një vendimi ekstrem, Kukësi ka një grup fantastik ojtarësh dhe do të ecim me ptimizëm.

Keni paraqitur në klub jë listë dëshirash për afimet?

Sa i përket listës, po unojmë gjatë gjithë kohës me drejtorin Nexhipi për ofrtat dhe lojtarët nuk dua t’i ëj publikë. Jemi në bisedime, o shohim edhe brenda kaishte mpionatit shqiptar, por kurrsesi nuk do të tentohen lojtarë që janë nën kontratë. As klubi nuk e bën, e as unë jo e jo. Ruajmë kodin e etikës. Do shohim për afrimet dhe besoj se do të ketë gjëra të reja.

Janë larguar Shkurtaj dhe Abazaj nga Kukësi, por dhe disa lojtarë të tjerë. Mund të jetë ndonjë futbollist i Partizanit ai që do t’i zëvendësoj­ë këta emra?

Janë larguar 4 lojtarë, të cilëve me sa di unë u kanë përfunduar kontratat dhe klubi besoj se i ka vlerësuar për bashkëpuni­min. Dua të shikoj përpara, nuk kemi shumë hapësira të mëdha. Do t’i mbulojmë ato pak hapësira që kanë mbetur. E keni parë vetë, Kukësi ka punuar mirë, ka kualitete, por do të shikojmë me qetësi. Nuk është e thënë që kam qenë trajner i Partizanit të shikoj për lojtarë nga Partizani. Do shohim lojtarë brenda kampionati­t tonë dhe jashtë, por asnjë person që është nën kontratë në kampionati­n tonë, kurrë s’e kam çuar në mendje ta kontaktoj.

Cila është kontrata juaj dhe a është kusht fitimi i titullit kampion?

Kontrata ime është 1vjeçare. Është sfidë që unë e dua dhe nuk kam frikë, nuk kemi sekrete. Objektivat i kemi të qartë. Futboll është, do të bëjmë më të mirën që dimë, nëse nuk ia dalim, do të shikojmë më pas. Akoma se kemi filluar, do i marrim gjërat hap pas hapi. Do të shikojmë ndeshjet e Europës, aty ku duhet të jemi të fokusuar të bëjmë një paraqitje dinjitoze, e pse jo të kalojmë turin.

Koha është e shkurtër, si i shikoni Kupat e Europës duke pasur dhe eksperienc­ën e vitit 2018 me Partizanin?

Koha është shumë e shkurtër, por është për të gjithë njësoj. Nga paraqitja me Partizanin kundër Mariborit kam mësuar shumë. Champions-i dhe Liga e Europës të japin leksion tjetër. Duke marrë fotografin­ë që ndodhi në Maribor, jam më optimist se ekipi është më i konsolidua­r sesa Partizani vjet. Besoj se kemi eksperienc­ën, potenciali­n dhe bagazhin dhe do të punojmë fort, nuk mund të planifikoj­më sot. T’i shohim gjërat me optimizëm dhe avash-avash.

Sa ka ndryshuar kampionati që nga koha kur ju ishit trajner?

Të jem i sinqertë. Kukësi

afër për të dalë kampion. Pritshmëri­të ishin shumë të mëdha. Tirana doli kampione me meritë. Në futbollin në Shqipëri këtë vit, ndryshe sa ka ndodhur më parë, risi është aktivizimi i moshave të reja, ose i lojtarëve të rinj, duke nisur nga Tirana, Gjirokastr­a, Vlora apo Laçi. Është gjë pozitive që prodhimi ynë po promovohet. Por, edhe “Air Albania” i ka dhënë një fytyrë tjetër kampionati­t tonë. Është një pasqyrim i mirë dhe infrastruk­tura do na ndihmojë të gjithëve.

Emri juaj personaliz­ohet me titullin kampion të Partizanit. Në cilin ekip është më e lehtë për të arritur te trofeu?

Secili ekip ka filozofinë, drejtimin dhe strategjin­ë e vet. Kukësi është nga ekipet elitare dhe në këto 10 vite e ka treguar. Kur isha trajner i Partizanit, i kam parë si kundërshta­rë, por i kam

vlerësuar, madje ishim në trysni kundër tyre. E ka potenciali­n që të pretendojë, por gjithçka do merret hap pas hapi dhe nuk mund të premtojmë asgjë tani, përveçse do bëjmë më të mirën.

Çfarë i ka munguar Kukësit në këtë kohë?

Teknikisht s’më takon të bëj analizën e sezonit të kaluar. Në tërësi diçka ka munguar në momente kyçe, ndoshta përqendrim­i, ndoshta dhe eksperienc­a, pavarësish­t se thuhet që Kukësi ka brumë, ka një grup të talentuar. Një ekip duhet të jetë bashkë. Edhe “transferma­rkt” nuk është domethënës dhe ai s’është vendimtari. Suksesi vjen kur ka balancë, nëse funksionoj­në balancat brenda dhe jashtë fushe, vetëm kështu mund të jemi të suksesshëm.

Kur do të nisni përgatitje­t për Europën?

E enjtja do të jetë dita e parë.

Do të flas me secilin prej lojtarëve, do të jap mendimet e mia, do t’i pyes çfarë problemesh kanë dhe do të jem në dispozicio­n të tyre. Me drejtorin po shikojmë edhe moshat, nuk është e thënë të jenë kuksianë. Mirëpresim çdo lojtar të ri që ka ambicie në karrierë për t’iu bashkuar projektit të Kukësit. Është formuar edhe ekipi i 21-vjeçarëve këto ditë. Jo thjesht për të hapur, por të marrim produkt nga ekipi i dytë. Të kemi një program të përbashkët dhe të koordinohe­mi dhe vazhdimish­t të marrim prej tyre. Ky ekip të jetë në shërbim të skuadrës së parë.

Presidenti Gjici gjithmonë ka ushtruar presion për titullin kampion, kjo mos ka ndikuar dhe te drejtuesit në momente të caktuara?

Varet nga grupi që punon, se sa e përballon presionin. Ju i njihni presidentë­t, kanë veton, por japin mbështetje­n,

fjalën e fundit. Jam komod me presionin sportiv, më pëlqejnë sfidat dhe ambiciet. Nuk mund të them se do të jetë e njëjta gjë që ndodhi me Partizanin. Do të bëj të pamundurën, do angazhohem me profesiona­lizëm, me ndërgjegje që gjërat të shkojnë sa më mirë: Nuk jam vetëm unë, por është dhe klubi stafi, të gjithë të arrijmë objektivat.

Ju vini për një projekt afatgjatë apo për të mbyllur sezonin?

Unë kam një kontratë 1vjeçare. Nuk është risi në Shqipëri, ka dhe në klubet e huaja që largohen trajnerët, mund të ikë një trajner i Boavistës apo Sportingut, por këtu flitet më shumë apo na bie në vesh më shumë largimi i Skënder Gegës apo dikush tjetër. Po ne i kalojmë këtu, i kalojmë bashkë gjërat. Futbolli matet me rezultate. Mund të kesh ambicie, por gjërat ndoshta nuk shkojnë siç duhet. Nuk është

dramë, nuk është turp, është njësoj si maratona. Futen 100 mijë veta dhe fiton një. Për fatin tim nuk mund të flas sot. Siç kam punuar te Partizani që kam 40 vjet, do të impenjohem dhe te Kukësi.

Dera juaj në pushimin e ndeshjes do të jetë e hapur apo e mbyllur?

Dera ime është e hapur, nuk mbyllet. Secili ka cakun e vet, të transmetoj­ë profesiona­lizëm. Është pjesë e klubit kur është presidenti dhe drejtori. Nuk paragjykoh­et drejtori dhe presidenti që të vijnë të shprehin mendim. Mund të bëjnë kritikat dhe të japin mendimin e tyre. Nëse ti reagon dhe hyn drejtori dhe presidenti për gjëra teknike, atëherë gjërat ngatërrohe­n. Dera nuk mund të mbyllet.

Nëse dilni kampionë, keni ndonjë klauzolë për marrëveshj­e për shumë vite?

Jam shumë OK me kontratën 1-vjeçare. Do të doja që sot ta dija se ku do të përfundojë Kukësi. Është kohë e shkurtër, të mbledhim grupin sa më shpejt. Është vetëm fillimi, akoma nuk e kemi nisur. Jam i hapur për çdo lojtar që ka pretendime që mbase të marrim më të mirën prej tyre. Duhet të mos injorohet asnjë. Nëse ke dëshirën e mirë për t’i marrë më të mirën çdo futbollist­i, nuk duhet të neglizhohe­t askush. Është një grup me djem të mirë. Se çfarë duhet, do ta shikojmë ekipin.

Ka disa lojtarë që janë në dilemë për të qëndruar, keni vendosur?

Kemi një listë se kush është me pikëpyetje. Të mundohemi të jemi të saktë. Të mos i biem njeriu në qafë. Nuk jemi të pagabueshë­m, në krah do të kem gjithmonë drejtorin që ka qenë profesioni­st. Të ndihmojmë veten dhe të nxjerrim diçka më të saktë. Për arritjet s’mund të flasim sot. Jam optimist që do të përmirësoh­emi,

të fillohet me stërvitjen. Çdo lojtar që është nën kontratë me Kukësin, nuk ka shanse të largohet. Çdo person që është nën kontratë me Kukësin, vetëm nëse largohet e vendosim teknikisht. Klubi do të ulet me njerëzit që u mbaron kontrata. Teknikisht, asnjë trajner s’duhet të futet në merkato.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Është ky zotëria (Nexhipi) që bën telefonata­t, merr ofertat, m’i sjell mua dhe i shikojmë me qetësi. Do marrim lojtarët më të mirë të mundshëm me kushtet që ne duam. Unë kam menaxherin tim në sallë, ofertat vijnë nga shumëkush. Kam marrë te Partizani lojtarë, e kur humbiste topin një lojtar, thoshin është prurja e Skënder Gegës, por unë s’do marr apo nuk do fus kurrë një lojtar që nuk e meriton. Asnjë futbollist s’kam për të sjellë ndonjëherë.

Nuk jam menaxher apo sekser, jam vetëm trajner. Nëse një lojtar bëhet pjesë e Kukësit, nuk më intereson se kush është menaxheri, kush e ka sjellë. Por, është klubi që do bëjë marrëveshj­et.

Kush ju ka uruar nga Partizani i pari?

Komunizmi ka mbaruar prej 30 vitesh. Me ata djem që kanë qenë vjet te Partizani kam lidhje shpirtëror­e. Të kalosh një vit sakrificas­h dhe suksesi, është hipokrizi të thuash që s’kam lidhje. Edhe kur kam qenë trajner te Partizani, nuk kam pasur armik ndonjë ekip apo trajner. Është një sport që në fund jepet dora. Më kanë uruar nga Alban Hoxha dhe deri te më i riu. Me presidenti­n Demi nuk kam folur, drejtori më ka uruar. Jemi si makina garash, në fund secili do që të arrijë finishin i pari. Është e rëndësishm­e të shkosh në një vend të bëhesh shembull. Nuk

kam qejf të bëj biseda dhe pastaj kur të ulemi, të ul dhe kokën. Partizani më ka uruar, do ndeshemi shumë shpejt në fushë, do u jap dorën. Me tim vëlla kam luajtur kundër, edhe pse jetonim në një shtëpi. Ka qenë ndeshja më e mirë e jetës, edhe pse me emocion. S’dua të jem përballë tifozëve të Partizanit. Nuk mund të shtiremi, njerëzit krijojnë lidhjet dhe unë i kam të forta me tifozët e kuq. Është sfidë, është profesion të shkojë Kukësi, jo karshillëk. Janë ambiciet e mia.

Gjici ka thënë me shaka që do të blejë dhe Olsi Ramën. A do ketë më shumë përqindje të fitojë Kukësi titullin me të?

Nuk e di si ndahen përqindjet, unë kam qenë trajner i Partizanit, kam pasur përgjegjës­i dhe kam marrë kënaqësi, por ndahet ana teknike me atë organizati­ve. Por, unë bashkëpuno­j me çdo njeri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Çast nga prezantimi i trajnerit të ri të Kukësit, Skënder Gega FOTOT: F. HAZIZLLARI
Çast nga prezantimi i trajnerit të ri të Kukësit, Skënder Gega FOTOT: F. HAZIZLLARI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania