Panorama Sport (Albania)

Flik humb Perisiçin, Alaba takon Barcelonën

Përveç kroatit, edhe mbrojtësi Niklas Zyle nuk është gati

-

Bajerni i Mynihut vazhdon që të për gatitet për ndeshjen e kthimit kundër Çelsit, në program të shtunën në mbrëmje, por ndërkohë nuk vijnë lajme të mira për trajnerin Hansi Flik. Edhe pse në favorin e tyre kampionët e Gjermanisë kanë suksesin 3-0 të ndeshjes së vajtjes, në Londër, bavarezët nuk duan që t'i lënë asgjë rastësisë, duke parë se nga ana tjetër, blutë anglezë kanë nga ana e tyre një ritëm ndeshjeje më të zhdërvjell­ët sesa Levandovsk­i me shokë, duke qenë se këta të fundit vijnë në këtë ndeshje pas dy javëve pushime. Për më shumë, edhe lajmet që vijnë nga infermieri­a nuk kanë qenë aspak pozitive në orët e fundit.

Zyle e Perisiç - Niklas Zyle, i cili bëri rikthimin e tij pas 10 muajsh në fushë, në miqësoren kundër Marsejës, nuk duket gati për të pasur një fanellë titullari. Pa dyshim që dëmtimi mund të jetë lënë pas, por ritmin i ndeshjes nuk llogaritet pas një qëndrimi kaq të gjatë pa aktivitet, ndaj futbollist­i nuk do të jetë pjesë e titullarëv­e. Në mbrojtje, kujtojmë që i padisponue­shëm edhe Benzhamë Pavar, me mbrojtësin e djathtë francez, që gjithashtu e ka mbyllur sezonin.

Por sikur të mos mungonte prapavija, problemet shtohen edhe në sulm. I fundit që ka treguar flamurin e bardhë është Ivan Perisiç. Futbollist­i kroat nuk është stërvitur së fundmi me skuadrën dhe për këtë arsye as ai nuk pritet të jetë në dispozicio­n të Hansi

Flik. Lojtari i huazuar nga Interi nuk raportohet se çfarë dëmtimi ka, por e sigurt është se mungesa e tij për të shtunën është e sigurt. Sigurisht që Ivan Perisiç nuk pritej që të ishte pjesë e formacioni­t titullar, por pa dyshim që për Bajernin e Mynihut është një humbje jo

pak e rëndësishm­e, duke qenë se humb numra në pankinë dhe në Champions, çdo detaj është i rëndësishë­m, aq më tepër sivjet kur deri në finale do të shkohet duke kaluar nga ndeshje teke. Zgjedhje të detyruara -

Prandaj, të gjitha gjasat bëjnë që Bajerni të dalë në "Allianz Arena" me formacioni­n që paraqiti në miqësoren e fundit me Marsejën. E thënë ndryshe, me Nojerin në portë, i cili do të ndihmohet nga Dejvis, Alaba, Hernandez dhe Kimish në mbrojtje. Ky i fundit do të kthehet në rolin e vjetër, duke zënë vendin e të dëmtuarit, Pavar, ndërkohë që nga stoli do të jetë gati Zherom Boateng. Në mesin e fushës Gorecka, Tiago dhe Myler do të jenë në mbështetje të treshes së sulmit, Koman, Levandovsi dhe Gnabri. Ky i fundit kujtojmë se ishte arkitekti i suksesit në Londër, duke qenë se në fitoren 3-0 ishte Gnabri që realizoi një dopietë, teksa Çelsi mendonte më shumë që të mbulonte Levandovsk­in. Prandaj, edhe ndeshja e të shtunës do të jetë më ndryshe nga ajo e vajtjes, duke qenë se Lampard tashmë do të mendojë që të marrë masat edhe për "sulmuesin e fshehtë" të Flikut.

 ??  ??
 ??  ?? Bajerni, duke festuar një nga golat ndaj Çelsit, në ndeshjen e vajtjes
Bajerni, duke festuar një nga golat ndaj Çelsit, në ndeshjen e vajtjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania