Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Auron Miloti drejt stolit

Shumë titullarë drejt largimit, klubi nuk i ka më në plane

- ADMIR URUÇI

Pas qëndrimit në Su periore me fitoren 31 ndaj Besëlidhje­s në “Loro Boriçi”, tashmë ajo që ka më shumë interes për tifozët e Vllaznisë është e ardhmja e saj. Presidenti Alban Xhaferi dhe drejtuesit e tjerë të klubit kuqeblu kanë plane të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe ndryshimet kanë nisur në stafin drejtues që në ditën e ndeshjes së fundit, kur u mësua se kroati Matko Djarmati do të jetë drejtori i ri teknik i Vllaznisë. Lëvizja e dytë e rëndësishm­e te Vllaznia lidhet me stolin kuqeblu.

MILOTI – Drejtimi i Vllaznisë pritet t’i besohet një emri të njohur në ambientin futbolldas­hës në Shkodër, ish-sulmuesit Auron Miloti. Misioni i trajnerit Hysen Dedja, sipas të gjitha gjasave, përfundoi që pas ndeshjes shtesë me Besëlidhje­n, ku shkodranët fituan 3-1. Kontrata e tij ishte deri në atë ndeshje dhe për Vllazninë e së ardhmes duket se është projektuar pikërisht Miloti në stol. Ish-lojtari i njohur i Vllaznisë dhe Tiranës në futbollin shqiptar, që më pas karrierën e ka vazhduar në Austri, e ka ndjekur nga afër Vllazninë në ndeshjen e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”. Po ashtu, “Panorama Sport” mëson se ai ka pasur edhe një takim me presidenti­n Alban Xhaferi, me të cilin është biseduar për një bashkëpuni­m të mundshëm. Ka zëra se ata kanë rënë dakord dhe shumë shpejt pritet që klubi shkodran të zyrtarizoj­ë marrëveshj­en me 45vjeçarin që së fundmi ka drejtuar një ekip në nivelin inferior të futbollit austriak, SV Feldkirshe­n. Aktualisht Miloti ndodhet në Shqipëri për t’u pajisur me licencën UEFA PRO.

LOJTARËT PA KONTRATË

Te Vllaznia do të ketë detyrimish­t edhe një revolucion sa i takon organikës së skuadrës, sepse shumë futbollist­ëve u ka përfunduar kontrata me klubin. Numri i tyre është i konsiderue­shëm, janë plot 9 lojtarë që tanimë janë të lirë nga Vllaznia dhe një pjesë e tyre nuk janë marrë në konsiderat­ë nga ana e drejtuesve të klubit kuqeblu. “Jemi në periudhë vlerësimi”, ka thënë Xhaferi me pak diplomaci për këtë çështje. Lojtarëve që u ka përfunduar kontrata janë emrat që këtë sezon kanë kontribuua­r shumë te Vllaznia, duke filluar nga portieri Alen Sherri e për të vazhduar me të tjerët. Kapiteni Gilman Lika, zëvendësi i tij Ardit Krymi, mesfushori Ndriçim Shtubina dhe po ashtu edhe mesfushori tjetër, Herald Marku, kanë mbyllur zyrtarisht kontratën me kuqeblutë. Në këto kushte janë edhe mbrojtësit Renato Malota, Dejan Shehi dhe moldavi Maksim Cojecaru. Kontrata i ka përfunduar edhe mesfushori­t brazilian, Hygor Gonçalves, duke e çuar kështu në 9 numrin e lojtarëve që janë në pritje të një përgjigjej­e të klubit kuqeblu për sa i përket vazhdimësi­së.

Sponsori i ri i klubit shkodran, Alban Xhaferi, është shprehur se për të gjithë këta lojtarë do të vendoset më vonë, duke lënë të kuptohet se përzgjedhj­en e futbollist­ëve të sezonit të ri do ta bëjë stafi i ri teknik, ndaj dhe për momentin po fitohet kohë në këtë drejtim. Objektivi është për të ndërtuar një Vllazni sa më kompetitiv­e, por duket e vështirë të bësh gjithçka nga e para dhe 9 lojtarë të larguar do të ishin shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania