Panorama Sport (Albania)

Duka uron ekipet kampione, ja mesazhi

-

Më në fund vjen edhe urimi për kampionët nga ana e FSHF-së. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar fituesit e edicionit futbollist­ik 2019-‘20 që sapo u mbyll. Një sezon i pazakontë që kaloi mes peripecive të imponuara nga pandemia “COVID-19”, por që arriti të rifillonte pas ndërprerje­s dhe u mbyll me finalen e Kupës së Shqipërisë të dielën e 2 gushtit, që u fitua nga KF Teuta. Kreu i qeverisë së futbollit u ka dërguar telegram urimi të gjitha klubeve që triumfuan këtë sezon, duke u shpallur kampionë në kategoritë përkatëse apo duke u ngjitur një kategori më lart. KF Tirana (kampione e Kategorisë Superiore, Vllaznia femra (kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë për femra), KF Teuta (fituese e Kupës së Shqipërisë), KF Apolonia (fituese e Grupit B dhe kampione e Kategorisë së Parë, kampione e Superiores U-19, kampione e Kategorisë së parë U-17), KS Kastrioti (fitues i Grupit A në Kategorinë e Parë), Vora (fituese e Grupit A dhe kampione e Kategorisë së Dytë), Tomori (fitues i Grupit B në Kategorinë e Dytë) si edhe ekipeve kampione të moshave që nga Internacio­nal U-15, Shënkolli U17, Football Republic U-19 etj. janë fituesit e edicionit futbollist­ik. “Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dëshiroj t’ju dërgoj urimet më të përzemërta për suksesin në sezonin 2019/2020. Të gjithë ju duhet të jeni krenarë për këtë arritje të rëndësishm­e. Triumfi juaj është tërësisht rezultati konkret i punës së palodhur, angazhimit të madh, besimit të thellë dhe shpirtit të sakrificës që keni treguar gjatë një viti të vështirë për të gjithë. Është koha të festoni për momen tet e paharruesh­me që keni kalu ar gjatë këtij sezoni. Por, duke fil luar nga nesër, të gjithë së bash ku duhet t’i rikthehemi punës, mad je duke shtuar forcat, për t’ përmirësua­r dhe rritur akoma m shumë cilësinë sportive në t mirën tuaj dhe të futbollit shqiptar” shkruante presidenti i FSHF-së Armand Duka, në urimet për klu bet fituese të këtij sezoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania