Panorama Sport (Albania)

“Çmontohet” Kukësi, Ethemi ikën në Poloni: Kam qenë si në shtëpi

-

Ndodhi ajo që ishte paralajmër­uar nga “Panorama Sport”, Valon Ethemi nuk është më pjesë e Kukësit dhe do të firmosë për klubin polak, Zaglebie Lubin. Pas golashënue­sit më të mirë, Vasil Shkurtaj, si dhe Kristal Abazajt, skuadra verilindor­e thuajse çmontohet totalisht në fazën ofensive. Tre nga lojtarët më të mirë të sezonit të fundit nuk do të jenë më pjesë e ekipit dhe kjo natyrisht e detyron klubin që të futet fuqishëm në merkato. Ethemi ka udhëtuar drejt Polonisë që pas përfundimi­t të kampionati­t shqiptar dhe në orët në vijim do të prezantohe­t te skuadra që militon në Superligën e këtij vendi. Zaglebie është një klub me traditë, që ka fituar edhe dy herë titullin kampion në Poloni. Ndërkohë, mesfushori 22vjeçar bëri një mesazh mirënjohje­je pas largimit nga Kukësi. “Vlerësim dhe mirënjohje për tri vite me Kukësin. Faleminder­it të gjithë atyre që më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Mirënjohje

e pafundme për tifozët e Kukësit që më pranuan dhe më bënë të ndihem si pjesë e tyre. Faleminder­it drejtuesve të klubit, menaxhment­it dhe gjithë trajnerëve me të cilët bashkëpuno­va tri vitet e fundit, për mundësinë e dhënë që të përfaqësoj Kukësin dhe të kontribuoj për tri vite rresht për fanellën e kësaj skuadre. Vlerësim i pafund për bashkëlojt­arët! Ata janë vëllezërit e mi. Të jetoja këtë aventurë bashkë me ata çuna më ka bërë të ndiej dashurinë e vërtetë për futbollin. Pengu i vetëm më mbetet fakti që nuk mundëm të fitojmë titullin kampion, por uroj që Kukësi ta fitojë shumë herë në të ardhmen, duke filluar nga sezoni që pason. Të nderuar miq në përgjithës­i dhe tifozë të Kukësit në veçanti, për arsye profesiona­le kam vendosur të largohem për të provuar veten në një kampionat më konkurrues. Të dashur kuksianë, ishte kënaqësi të isha një prej jush. Do të mbetem gjithmonë tifoz i Kukësit”, shkruante Ethemi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania