Panorama Sport (Albania)

Nexhipi: Do kthejmë titullin në Kukës

- S.Sulozeqi

Trajneri i ri i Kukësit, Skënder Gega, u prezantua nga drejtori i klubit të Kukësit, Nderim Nexhipi. Ky fundit nuk ngurroi të falënderon­te ish-trajnerin Orges Shehi për punën e mirë të bërë në pesë muajt e fundit. Ai foli edhe për problemati­kat kryesore të klubit, sidomos çështjen e merkatos. “Jemi para jush për të prezantuar trajnerin Skënder Gega. Por, para se të nisim prezantimi­n për të, desha të falënderoj ish-trajnerin Orges Shehi për punën e mirë të bërë prej tij. Të gjithë e njihni profesor Gegën, shpresojmë që së bashku të bëjmë më të mirën për Kukësin”, deklaroi fillimisht Nexhipi, për të sqaruar më pas vendimin e FIFA-s. “Sa i përket merkatos, ne si klub nuk e kemi atë të bllokuar. Kemi vetëm një çështje për të zgjidhur me lojtarin Zderiç. Kur ka përfunduar sezonin me ne, ai është larguar nga klubi pa leje dhe nga ky rast, duhet të themi se ka qenë lojtari ai që ka vendosur të lërë ekipin, edhe pse ka qenë nën kontratë. Kemi pasur një çështje, që është çuar deri në UEFA. Merkatoja nuk është e bllokuar. Çështjen e kemi apeluar në KAS dhe deri tani nuk është dhënë asnjë vendim. Nga sot jemi duke punuar në klubin tonë, duke parë sugjerimet e trajnerit. Do përmirësoj­më ekipin në repartet që dëshiron trajneri dhe do mundohemi të plotësojmë dëshirat e tij. Kam dy sezone e gjysmë këtu dhe e kemi mbyllur në vend të dytë. Presidenti ka bërë maksimumin. Jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Nuk kemi pasur fat. Ka ndikuar shumë që nuk kemi luajtur në fushën tonë”, theksoi Nexhipi. Me trajnerin e ri ai shpreson se Kukësi do rikthehet te titulli. “Të gjithë e dinë çfarë do të thotë të luash para tifozëve të tu. Shpresojmë që me Gegën ta rikthejmë titullin pas tri vitesh dhe të luajmë në shtëpinë tonë. Nëse i luajmë ndeshjet në Kukës, është gjë tjetër. Me ekipin që kishim dhe me atë që do kemi, normal do jemi pretendent­ë. Vjet shpalli Partizanin kampion. Shpresoj të marrim maksimumin dhe ta shfrytëzoj­më eksperienc­ën e tij. Po afrohen Kupat e Europës dhe do tentojmë të kalojmë sa më shumë ture”, është shprehur drejtori i verilindor­ëve. Në fund ai bëri një koment për financat. “E dimë që të gjitha klubet kanë pasur probleme financiare. Kemi qenë korrektë me pagesat, çdo vit. Kemi afruar lojtarë cilësorë. Normal ka vonesa ndonjëherë. Të mos të harrojmë se edhe bizneset kanë pasur probleme. Sezonin e ardhshëm do bëjmë më të mirën”, përfundoi Nexhipi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania