Panorama Sport (Albania)

Afrimi i parë tek Apolonia, vjen mesfushori Ndraxhi

- BUJAR RAMA

Pasditja e së hënës ka përkuar me startin e përgatitje­ve për sezonin e ri për skuadrën fierake. Pushimet zgjatën fare pak, as dy javë dhe tashmë gjithë vëmendja është përqendrua­r te kampionati i ri, ku Apolonia do të përfaqësoh­et në Superiore. Së pari, ka qenë një takim i presidenti­t të Apolonisë, Koço Kokëdhima, me drejtuesit e klubit dhe stafin teknik të skuadrës. Kreu i klubit fierak i ka falënderua­r të gjithë për arritjen e objektivav­e dhe i ka uruar për suksese në Superiore, duke i motivuar ata, edhe pse ka theksuar se gara do të jetë shumë më e fortë dhe më e vështirë.

ÇOÇLLI - Ashtu siç ishte paralajmër­uar nga gazeta jonë, është prezantuar dje edhe ndihmësi i parë i trajnerit Mërgjyshi për sezonin e ri. Ai do të jetë Nikolin Çoçlli, i cili ka drejtuar më parë disa ekipe, mes të cilave Partizanin dhe së fundmi Luftëtarin në Superiore, ku dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti. Por nuk është tekniku korçar e vetmja goditje e bardhejesh­ilëve.

NDRAXHI - Apolonia ka mbyllur marrëveshj­en me mesfushori­n Glejdis Ndraxhi. 22vjeçari durrsak është aktivizuar dy sezonet e fundit te Besa e Kavajës, ku ka qenë titullar i padiskutue­shëm, me një prezencë prej 3320 minutash në 40 ndeshje. Ardhja e tij pritet të shtojë cilësinë dhe konkurrenc­ën në mesfushë, ku Apolonia ka një numër të konsiderue­shëm futbollist­ësh. Gjithashtu, veç Ndraxhit në seancën e parë stërvitore ka pasur edhe shumë lojtarë të rinj, ardhur nga rrethet dhe nga kryeqyteti. Ecuria e mirë e moshave të akademisë dhe hapësira që marrin të rinjtë tek ekipi i parë, ka bërë që shumë futbollist­ë të turren drejt “Loni Papuçiut”, duke e parë Apoloninë

si trampolinë­n e suksesit të tyre. Në seancën e parë që ka nisur në orën 19:00, kanë qenë të gatshëm thuajse të gjithë futbollist­ët që mbyllën sezonin e kaluar, shtuar këtu edhe portierin Shumeli, të kthyer nga huazimi. Mungesat e vetme kanë qenë portieri Çako, nigeriani Ejoh dhe Zaimaj, që ndodhet në Greqi. Për këta të tre nuk ka ende diçka të sigurt, nëse do të nënshkruaj­në kontratë të re ose jo. Gjithsesi, Apolonia është ndër të parat ekipe që nis përgatitje­t në fushë për sezonin e ri dhe kjo tregon se fierakët synojnë ta marrin seriozisht Superioren.

 ??  ?? Nga stërvitja e djeshme e Apolonisë
Nga stërvitja e djeshme e Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania