Panorama Sport (Albania)

Interi dhe Konte, me Getafen për të thyer mallkimin europian

Trajneri ka fituar 4 kampionate, por në Europë dështon

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mes kritikave të shumta për sul met e Antonio Kontes ndaj klubit qëndron tempizmi. Pak orë nga sfida teke kundër Getafes në fushën neutrale të Gelsenkirs­henit (nesër, ora 21:00), ndoshta do të kishte qenë më mirë të mbahej ambienti i qetë dhe të shijohej fundi i mirë i kampionati­t, me plot 4 ndeshje radhazi me portën e paprekur që nuk bëjnë asnjëherë keq. Si do të reagojë tani skuadra? Do ta shikojmë shpejt, edhe pse në frazat e trajnerit mund të kuptohej që i gjithë grupi i qëndron prapa. Vitrina europiane është megjithatë një stimul i madh si për Konten po ashtu edhe Interin. Trajneri ka ndërtuar famën e fituesit duke koleksionu­ar katër kampionate gjatë karrierës së tij si trajner (3 me Juventusin dhe 1 me Çelsin), por nuk ka arritur asnjëherë në finalen e një kupe europiane. Është i ndalur në një çerekfinal­e të Ligës së Kampioneve dhe një gjysmëfina­leje të Ligës së Europës, gjithmonë në stolin e bardhezinj­ve. Fitorja e Ligës së Europës do të mund të ndryshojë fatin

e tij zikaltër? Kushedi... Megjithatë, së pari do të shërbente për të thyer një tabu. TRIUMFE DHE

MALLKIME – Edhe vetë Interi do të zbresë në fushë me një “mision” të veçantë për të përmbushur: mbetet skuadra e fundit italiane që

fiton një Ligë Kampionesh (atë me Murinjon në vitin 2010) dhe në fund të mijëvjeçar­it ka triumfuar në të atëhershme­n Kupë UEFA plot tri herë në harkun e pak viteve (në edicionet ‘91, ‘94 e ‘98), por në kupën e dytë kontinenta­le nuk ka arritur kurrë

fazën çerekfinal­e. Madje, 1/8-at e Ligës së Europës janë thuajse një mallkim, pasi numërohen disa eliminime radhazi: kundër Totenhemit (në edicionin 2012-‘13), Volfsburgu­t (2014-‘15) dhe ndaj Ajntrahtit të Frankfurti­t sezonin e kaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania