Panorama Sport (Albania)

Zikaltrit më pranë Ndombelesë, por Konte ka të preferuari­t e tij

-

Me trajnerë, jo vetëm interistë, që “qajnë” në prag të merkatos ka qenë gjithmonë e mbushur bota e futbollit. Edhe pse shfryrja e Antonio Kontes në Bergamo është dukur një krisje shumë e fortë, me një sulm të drejtpërdr­ejtë ndaj klubit, në të kaluarën zikaltër kanë bërë presione për përforcimi­n e skuadrës Mançini, Spaleti e në fund edhe Murinjo. Të gjithë kanë kërkuar maksimumin për të synuar maksimumin, pa i kushtuar shumë rëndësi bilancit.

EMERSON PAS HAKIMIT - Në mendjen e Kontes këtë vit mungonin një sulmues me peshë, një anësor i majtë dhe një mesfushor që të ofronte energji dhe gola. Vërtet në krahë klubi në janar mori Jang dhe Mozes, por tani trajneri kërkon Emerson Palmierin, italo-braziliani­n e Çelsit. Lojtari, 26 vjeç pikërisht dje, do të alternohej në korsinë e majtë me Jang, ndërsa në të djathtë është regjistrua­r blerja e Hakimit.

FIKSIMI XHEKO — Qëndrimi i “Demit”, i joshur nga Barça, është thelbësor për Konten. Po ashtu si afrimi i Xhekos, një nga pikat kyçe që mungoi këtë vit pasi boshnjaku gushtin e kaluar rinovoi në mënyrë surprizë me Romën sepse Interi nuk dëshiroi të investonte shumë te një lojtar atëherë në skadencë.

GOLA E MUSHKËRI — “Bisha” në mes të fushës, i aftë të garantojë sprinte dhe gola, por edhe të tërheqë shokët në momentet e vështira, duhet të jetë Vidal. Konte e njeh mirë kilianin, pasi e ka stërvitur te Juventusi, dhe këmbëngul pavarësish­t moshës (33 vjeç) dhe sjelljeve brenda dhe jashtë fushës për t’u diskutuar. Alternativ­a, gjithmonë luksi, është Kante, 29-vjeçar “me katër mushkëri” protagonis­t absolut i Çelsit kampion të Premier Ligës pikërisht me Konten në stol. Interi vazhdon të mbajë kontaktet edhe me Tangë Ndombelenë. Sipas emetuesit francez “TF1”, klubi zikaltër është shumë pranë akordit me Totenhemin për mesfushori­n me vitlindje 1996, i transferua­r nga Lioni në verën e 2019-ës. Me londinezët, me të cilët këtë sezon ka koleksionu­ar 29 ndeshje mes Premier Ligës, Ligës së Kampioneve dhe Kupës FA (në total 2 gola dhe 4 asiste), lojtari ka një kontratë deri në qershorin e 2025ës. Tani Interi duhet të bindë Ndombelenë, në shënjestrë­n e shumë klubeve europiane. Nuk dihen ende termat e akordit të arritur mes Interit dhe Totenhemit: në një moment të parë ishte përfolur për një shkëmbim me Shkriniari­n, por mbrojtësi nuk dëshiron të largohet nga Milanoja.

MBROJTJA — Kapitulli i mbrojtjes. De Vraj dhe Bastoni janë siguri, mbi Shkriniari­n do të bëhen vlerësime të ndryshme, edhe të lidhura me oferta të mundshme nga merkatoja, ndërsa Godin nuk bën më pjesë në planet e trajnerit, edhe pse nuk do të jetë e lehtë t’i gjendet një sistemim duke konsiderua­r moshën dhe pagën. Konte do të dëshironte Jan Vertongen, i cili megjithatë flitet se ka gjetur akordin me Romën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania