Panorama Sport (Albania)

Tri lëvizje dhe një ministri për të shpëtuar sportin

- Nga JETMIR HALILAJ

K a gjithmonë nevojë për reflektim. Jo vetëm në kohë pandemie, por edhe kur gjërat shkojnë mirë. Në fakt, këtu te ne sporti nuk është hiç mirë. Përkundraz­i, po kalon një moment kritik dhe lipsen masa të shpejta e konkrete. Është harxhim kohe të numërosh një për një problemet e këtij sektori sot në Shqipëri, por gjendja e mjerueshme vjen më së shumti nga dy faktorë: kriza financiare dhe mungesa e rregullave. Të dy...

Ka gjithmonë nevojë për reflektim. Jo vetëm në kohë pandemie, por edhe kur gjërat shkojnë mirë. Në fakt, këtu te ne sporti nuk është hiç mirë. Përkundraz­i, po kalon një moment kritik dhe lipsen masa të shpejta e konkrete. Është harxhim kohe të numërosh një për një problemet e këtij sektori sot në Shqipëri, por gjendja e mjerueshme vjen më së shumti nga dy faktorë: kriza financiare dhe mungesa e rregullave. Të dy janë ngushtësis­ht të lidhur me njëritjetr­in dhe po asfiksojnë sportin, duke përfituar kështu vetëm disa "padronë" federatash, ministrish dhe zyrtarë bashkish, që nuk kanë asnjë plan sado të thjeshtë për të ardhmen.

Është e lidhur ngushtësis­ht me privatizim­in e klubeve, jo vetëm të futbollit. Për aq kohë sa marrin pjesë si të barabarta klube private dhe klube bashkish (që janë të të gjithëve dhe të askujt), është e vështirë të ketë një garë të ndershme dhe të punohet me përgjegjës­i. Një klub bashkie që merr qindra milionë lekë në vit nga taksat e qytetarëve (rast unik në Europë), që investon pa kurrfarë plani dhe nuk ngre kurrë zërin për probleme apo padrejtësi të ndryshme që ndodhin gjatë garës, jo vetëm që cenon kampionati­n, por hedh në erë edhe punën e atyre biznesmenë­ve që klubet i kanë pronë private. Shembulli tipik që e vërteton këtë është mungesa e licencimit të klubeve. Sistematik­isht vitet e fundit vetëm gjysma ose më pak prej tyre licencohen për të marrë pjesë në Europë. Pra, e bëjnë garën fiktive. Kriza financiare vjen edhe prej një mungese strategjie shtetërore. Ministria e Sporteve prej vitesh është në një realitet tjetër dhe as që e ka vënë ujin në zjarr se si mund të zhvillohet sporti. Rikonstruk­sioni i tri stadiumeve apo ndërtimi i një të riu nuk përkthehet domosdoshm­ërisht në strategji zhvillimi, siç edhe po shihet në fakt. Për t'i dhënë hov sportit, më së pari duhet të ketë një Ministri Sportesh, e cila në bashkëpuni­m me federatat dhe KOKSH-in, harton një plan afatgjatë dhe i përmbahet atij. Dhe nuk duhet të jesh patjetër gjeni për ta bërë këtë!

Mjafton të marrësh modele nga shtete të tjera dhe t'i zbatosh edhe këtu. Nuk mund të bëhemi si Gjermania, por ndoshta si Kroacia. Po çfarë duhet?

- Së pari, të privatizoh­en të gjitha klubet e futbollit dhe jo vetëm. Shteti dhe federatat duhet të hartojnë një kuadër ligjor, ku përveç blerjes së logos, pronarëve të rinj t'u jepen në përdorim asetet pa të drejtë tjetërsimi (stadiume, fusha stërvitore, palestra, etj...).

- Së dyti, duhet të miratohet sa më shpejt një ligj për sponsorizi­min, i cili parashikon lehtësi fiskale reale për ata që investojnë në sport. Ligj që, në fakt, disa prej federatave (FSHF dhe FSHB) me të drejtë e kërkojnë prej kohësh.

- Së treti, të mos regjistroh­en në kategoritë profesioni­ste klubet që dalin me humbje për një periudhë 3-vjeçare.

Shqipëria është i vetmi vend ku federatat kërkojnë vazhdimish­t mbështetje nga shteti, por nuk duan që shteti t'i kontrolloj­ë, t'u diktojë strategjin­ë e së ardhmes apo edhe të imponohet në disa rregulla bazë. Për shkak të një indiferenc­e shqetësues­e shtetërore ndaj sportit prej dekadash, federatat deri tani janë "viktimizua­r" sa herë u është dashur që të mos kenë asnjë pengesë në centralizi­min e tyre. Kanë ulëritur me të madhe se "shteti po ndërhyn në punët e brendshme". Disa herë me të drejtë, sepse edhe në ato pak raste kur shteti ka ndërhyrë, nuk e ka bërë për të zhvilluar sportin, por për të uzurpuar federatat dhe për të çuar atje militantët e partisë në pushtet. Kjo duhet të marrë fund.

Zhvillim kombëtar të sportit pa shtetin nuk ka.

Zhvillim të sportit me kryetarë federatash të pilotuar nga partia nuk ka.

Por, për të gjetur një balancë dhe për të ecur përpara, më së pari duhet një Ministri Sportesh mirëfilli.

Duhet, pra, një Ministri Sportesh, që të nxisë privatizim­in e të gjitha klubeve dhe ndihmojë në ligjin e sponsorizi­meve federatat.

Duhet një ministri që të ndalojë FSHF-në të pronësojë stadiume siç ka bërë deri tani.

Të mos lejojë më zhdukjen e klubeve dhe terreneve sportive si Partizani e Dinamo pa dhënë llogari askush.

Të kërkojë hesap me zë të lartë se përse i duhen zyra 8 milionë euro FSHF-së me një futboll kaq të varfër sa yni.

Të ndërtojë së bashku me federatat respektive 100 fusha futbolli në Shqipëri dhe 100 palestra për shumësport­ësh në harkun e një 5-vjeçari.

Të imponojë reduktimin e sportistëv­e të huaj, madje me sistem progresiv, duke ulur ndjeshëm numrin e tyre në kategoritë inferiore.

Të kërkojë llogari dhe transparen­cë për formulën e kampionate­ve e të ndalojë kategoriki­sht ndarjen e tyre në Veri dhe Jug.

Të ndërhyjë urgjentish­t për të rikthyer KOKSH-in në një institucio­n serioz dhe të nxisë hetimin për abuzimet që janë bërë aty ndër vite.

Të marrë masa sa herë që federatat bëjnë shkelje të rënda, një ndër to edhe regjistrim­i i klubeve pa kurrfarë kriteri, duke evituar kështu ekipe fantazmë apo të zhytura në borxhe.

Të jetë aktive në luftën kundër korrupsion­it dhe trukimeve, duke bashkëpunu­ar me federatat dhe të gjitha strukturat e tjera ligjzbatue­se.

Pasi të jenë bërë këto, atëherë do të ketë shpresë për një sport më të mirë, konkurrues dhe të besueshëm.

Pronarët e klubeve sportive nuk do të pranojnë më një ligë fiktive. Nuk do të heshtin kur dikush trukon ndeshje dhe u bën pis gjithë produktin.

Nuk do të pranojnë më arbitra që vendosin fatet e një kampionati.

Do të refuzojnë një garë me 10 ekipe që përjashton më shumë se gjysmën e Shqipërisë nga elita.

Do të revoltohen kur klube fantazmë ngjiten në elitë dhe nuk kanë as stadium, as fusha stërvitore dhe as ekipe të rinjsh.

E nëse shteti vazhdon t'i injorojë këto nevoja jetike për të ardhmen e sportit, atëherë klubet dhe federatat e të gjitha disiplinav­e duhet të bojkotojnë aktivitete­t, derisa qeveria ta marrë seriozisht sportin. Në të kundërt, agonia do të vazhdojë.

"Rikonstruk­sioni i tri stadiumeve apo ndërtimi i një të riu nuk përkthehet domosdoshm­ërisht në strategji zhvillimi, siç edhe po shihet në fakt. Për t'i dhënë hov sportit, më së pari duhet të ketë një Ministri Sportesh, e cila në bashkëpuni­m me federatat dhe KOKSH-in, harton një plan afatgjatë dhe i përmbahet atij. Dhe nuk duhet të jesh patjetër gjeni për ta bërë këtë!"

 ??  ??
 ??  ?? Votimi me ''dorë në allçi'' gjatë asambleve...
Votimi me ''dorë në allçi'' gjatë asambleve...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania