Panorama Sport (Albania)

Gjyqi me Dinamon, Hidi: Pres përgjigje nga Përmbarimi

Portieri i Bylisit: Ende nuk ka diçka konkrete për borxhin

- ERJON SALIU

Pas lajmit të gazetës, marrë nga stafi i Dinamos për një marrëveshj­e mes Isli Hidit dhe klubit blu për një borxh të vjetër, vjen reagimi i portierit. Gardiani 39vjeçar ende vijon të jetë pjesë e ballshiotë­ve, ndërsa së fundmi ka fituar gjyqin që kishte me Dinamon sa u takon pagave. Bëhet fjalë për sezonin 2010-2011, me ish-lojtarin e Kombëtares që kërkon një shumë afro 18 mijë euro. Kaq i detyrohet klubi dinamovit ish-lojtarit të vet, ndërsa duket se një telash i ri shtohet për kryeqyteta­sit, që këtë sezon me vështirësi arritën që të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë. Hidi ka fituar të drejtën për pagat, ndërsa përmbarimi ka vënë në dijeni blutë, duke shkuar në zyrat e “nëndetëses”. Ndërkohë që blutë pretendojn­ë se kanë gjetur marrëveshj­e me Hidin, vetë gardiani e mohon kategoriki­sht një gjë të tillë për “Panorama Sport”. “Dihet që kam pasur një proces me Dinamon dhe çështjen tashmë e ka në dorë zyra e përmbarimi­t për ekzekutimi­n e vendimit që ka marrë formë të prerë. Lexova sikur është gjetur një marrëveshj­e mes meje dhe drejtuesve të Dinamos, por realisht nuk është e vërtetë, e madje askush nga zyrtarët e Dinamos nuk më kanë kontaktuar fare. Kështu që Isli Hidi dhe Dinamo, lidhur me çështjen e pagave dhe 18 mijë eurove që Dinamo më detyrohet, sqaron të gjithë se nuk ka marrëveshj­e dhe unë pres që tashmë çështja të zgjidhet nga organet ligjzbatue­se. Unë në

Shqipëri kam qenë, madje mes Tiranës dhe Ballshit dhe i hapur për të negociuar, por e vërteta është ndryshe, dhe siç e sqarova më lart, askush nga Dinamo nuk më ka kontaktuar...”, tha Isli Hidi. Portieri sezonin e shkuar e mbylli me Bylisin, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë, madje edhe duke spikatur si shënues me 7 gola mjaft të rëndësishë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania