Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i te Vllaznia, Suad Lici: Nuk jam kukull

Dilema për trajnerin Brdariç, sponsori Xhaferi: Projekt për Europën

- ADMIR URUÇI

Vllaznia e re e nis me prezantimi­n e drej torit sportiv kroat, Matko Djarmati, ndërsa mbetet e paqartë se kur klubi do të bëjë të njëjtën gjë me trajnerin Thomas Brdariç, i cili ende nuk është zyrtarizua­r. Dje para medieve, krahas Djarmatit, ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp edhe administra­tori Suad Lici dhe sponsori Alban Xhaferi. Ish-futbollist­i kroat tregoi si erdhi në Shkodër, ndërsa fillimisht foli sponsori i ri, duke treguar pse ishte vendosur për këtë emërim në një post kyç në klub. Personi që ka marrë përsipër ndërtimin e Vllaznisë në këtë prezantim të Djarmatit është shprehur se u ndikuan nga binjakëzim­i me klubin kroat, Rijeka. "Ky finalizim erdhi si rrjedhojë e një bashkëpuni­mi që kemi bërë me klubin e Rijekës. Është një binjakëzim me qëllimin e mirë për të ndarë eksperienc­ën e tyre me ne. Ishte propozim i tyre, dhe pasi dëgjuam edhe planin e Matkos për klubin dhe objektivin që kemi për vitin tjetër, u arrit ky akord. Jam optimist që sezonin tjetër Vllaznia do të jetë me rezultate e objektiva të rinj, që janë kupat e Europës. Uroj dhe shpresoj që të jetë një fillim i mbarë për të gjithë ne dhe t'ia dalim sa më mirë", është shprehur fillimisht para mediave sponsori Xhaferi.

DREJTORI I RI

Drejtori i ri sportiv, Matko Djarmati, ka vënë theksin te puna që do të bëhet në klub, por edhe te transparen­ca që do të tregojë me mediat për çdo gjë që ndodh te Vllaznia. "Në radhë të parë, dua të them se për një klub të madh siç është Vllaznia, kanë rëndësinë e tyre edhe gazetarët. Do të jemi të paktën një herë në javë bashkë për të diskutuar mbi gjithçka. Unë që kur kam ardhur në Shkodër, e kam ndjerë peshën e këtij emri të madh dhe jeta ime ka ndryshuar me 360 gradë. Kam ardhur nga propozimi i klubit të Rijekës për të ndryshuar Vllazninë në një mënyrë që e di unë. Ne jemi në pritje të finalizimi­t të bashkëpuni­mit, që nuk është arritur ende, pasi drejtori sportiv i klubit të Rjekës kishte problemet e veta. Por në të ardhmen them se gjithçka do të shkojë siç edhe kemi diskutuar. Klubi i Rijekës do të jetë në kupat e Europës këtë sezon dhe ne do të kemi një

eksperienc­ë me ta, që edhe në fund të këtij sezoni të realizojmë objektivat tanë. Pra, të jemi në kupat e Europës", deklaroi Djarmati. I pyeture ku do të konsistojë ky bashkëpuni­m me klubin kroat, ai u shpreh: "Unë isha dy javë në Kroaci për të përfunduar këtë binjakëzim. Por siç edhe e thashë, drejtori sportiv i Rijekës kishte problemet e veta. Kontrata ka shkuar deri te bordi i klubit dhe pret finalizimi­n. Rijeka nuk do të jetë një emër sa për të thënë apo për të bërë bujë. Brenda kësaj kontrate ato priten që të ndryshojnë disa gjëra". Ndërsa lidhur me licencën e tij për drejtor sportiv, Djarmati sqaroi: "Me informacio­nin që kam nga FSHF-ja, me licencën e "UEFA Pro" që kam unë të, mund ta mbuloj edhe këtë pozicion. Nga ana tjetër, mund të them se klubi m'i ka plotësuar të gjithë kushtet. Ka katër ditë që më është gjetur

edhe apartament­i dhe po jetoj në Shkodër".

ADMINISTRA­TORI

Administra­tori i klubit shkodran, Suad Lici, në fjalën e tij para mediave ka pasur fillimisht një falënderim për ishdrejtor­in sportiv, Engin Firat, ndërsa ka bërë të ditur se pas ardhjes së sponsorit të ri, në pozicionin që mban nuk do të jetë thjesht për të shpërndarë pagat që lëvron bashkia. "Në radhë të parë, dua që të falënderoj ish-drejtorin Firat, për punën që ka bërë në këto dy vite te Vllaznia. E morëm ekipin në Kategorinë e Parë dhe u organizua në më pak se 10 ditë. Ecuria jonë deri në tri fazat e para të Superiores ishte rezultativ­e. Ndodhi ajo çfarë ndodhi për arsye të Koronaviru­sit, ku skuadra nuk u stërvit për disa muaj. Pastaj erdhi trajneri Hysen Dedja, të cilin e falënderoj për punën e bërë. Tani kemi zgjedhur një projekt tjetër dhe shpresoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur me Matkon. Shpresoj që këtë vit me ardhjen e Djarmatit dhe sponsorit Xhaferi, do të kemi mundësi që të bëjmë zgjedhje edhe më cilësore. Të jemi korrektë me gjithçka dhe të eliminojmë ato vonesa që kemi pasur në pagesa. Korrektësi­a nuk ka munguar, por duhet që të eliminojmë vonesat", është shprehur Lici. I pyetur për ndonjë analizë për sezonin e ardhshëm, ai shtoi: "Është hera e parë që Vllaznia, pa asnjë ndihmë në këto vitet e fundit, grumbullon 46 pikë. Problemi i ndërprerje­s ndikoi shumë, por edhe largimi i trajnerit Jonuz ka ndikimin e vet. Moskalimi i pasqyrave financiare dhe i fondit bëri që lojtarët të shkonin 5 muaj pa paga. Pra, u bënë shumë arsye që Vllaznia të mos shkonte aty ku donte. Por Vllaznia ka prodhuar lojëra të mira këtë sezon. Patjetër që do të bëjmë një analizë". Në fund, i pyetur për pozicionin që do të ketë në vendimmarr­je, ai theksoi se nuk është te Vllaznia për të bërë rolin e kukullës. Administra­tori duket jashtë vendimmarr­jeve në aspektin teknik të ekipit, por në lidhje më këtë, deklaroi: "Pas këtyre ndryshimev­e, nuk kam si të jem xheloz për sa kohë është për të mirën e klubit. Është Vllaznia, Shkodra dhe pastaj jemi ne. Sponsori ka vendosur për këto kandidatur­a. Me trajnerin nuk kemi finalizuar. Jemi më shumë në kohë sesa vitin e kaluar. Kur të finalizojm­ë edhe me trajnerin, do të jemi edhe më të bashkuar. Këtu janë të mirëpritur të gjithë ata që duan të ndihmojnë Vallzninë, jemi të hapur dhe bashkëpunu­es. Besoj se kam dhënë prova se nuk jam vetëm për të dhënë paga. Sa për kukull, nuk kam nevojë që të qëndroj këtu. Rolin e kukullës mund ta bëjë ndonjë tjetër, por jo unë".

 ??  ?? Administra­tori Lici, sponsori Xhaferi dhe drejtori i ri sportiv Djarmati
Administra­tori Lici, sponsori Xhaferi dhe drejtori i ri sportiv Djarmati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania