Panorama Sport (Albania)

Barça-Napoli, Mesi blen shtëpi në... Milano

Mesfushori: Po fituam trofeun, vitin tjetër marrim gjithçka

- SFIDA ME NAPOLIN TATUAZH PËR CHAMPIONS-in

"Më mungon edhe një vit kontrate dhe me gjithë ato që kanë ndodhur, sot ndihem i rëndësishë­m, i pranuar në skuadër, kam shumë miq të mirë dhe shpresoj të arrij në fund të kontratës. Dua të fitoj në Ligën e Kampioneve. Vitin e ardhshëm qëndroj këtu? Nëse Zoti dëshiron po, do të qëndroj këtu", ka deklaruar Arturo Vidal, gjatë një interviste të lëshuar për të përditshme­n spanjolle "Mundo Deportivo". Mesfushori i Barcelonës ka shuar kështu zërat rreth së ardhmes ose së paku ka shprehur dëshirën e tij, duke larguar Interin.

Kiliani ka folur edhe për sfidën e sotme kundër Napolit në 1/8at e Champions-it: "Napoli ka përfunduar prej pak kohësh sezonin, ndërsa ne jemi të ndalur prej disa javësh, por të shtunën këto detaje nuk duhet të kenë rëndësi. Do të fitojë ai që përshkon më shumë terren, kush angazhohet më shumë dhe ne jemi Barcelona. Nëse arrijmë të bëjmë atë që dimë, mund të kalojmë fazën. Nuk ka diçka që na shqetëson veçanërish­t nga ky Napoli, janë një skuadër e fortë në tërësi, me gjithë respektin, nuk kanë arritur deri këtu rastësisht. Ne duhet të përpiqemi të limitojmë potenciali­n e tyre, duke shfrytëzua­r çdo rast që na jepet. Mesi e dimë që është lojtari më i mirë në botë dhe nëse ndihet mirë, mund të

na shoqërojë drejt triumfit".

Ish-juventini ka shpjeguar: "Shoh të ngre Ligën e Kampioneve me Barcelonën. Premtim nëse fitoj Champions-in? Do të bëj tatuazh Ligën e Kampioneve diku në trup. E kam në mendje, e mendoj ndeshje pas ndeshjeje, por ky është premtimi që kam në mendje".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania