Panorama Sport (Albania)

Rebelohet edhe Limaj, Gega: Pres afrime

Klubi mohon problemet me mesfushori­n, ja prapaskena­t e marrëveshj­es së janarit

- SKERDILAID SULOZEQI

Vijojnë telashet për Kukësin, e pikërisht prej çështjeve kontraktua­le me futbollist­ët. Fillimisht ishin problemet me Ethemin. Këtë të fundit klubi nuk e ka lejuar të vazhdojë karrierën në Poloni dhe shkak për këtë u bë kontrata e futbollist­it, pasi lojtari është pjesë e Kukësit deri në përfundim të Kupave të Europës. I radhës është mesfushori tjetër, jo më pak i rëndësishë­m për Kukësin, Vesel Limaj.

ANKESA NË FSHF Gazeta mëson ekskluzivi­sht se futbollist­i ka shkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka depozituar një ankesë për klubin, për shkak të kontratës së tij. Ai nuk është pajisur me një kontratë pune dhe kur e ka kërkuar atë pranë klubit, i është refuzuar për ta marrë. Kjo ka mjaftuar që ai t’i drejtohet FSHF-së. Për këtë arsye lojtari ka kërcënuar se nëse nuk pajiset me kontratën e nënshkruar në janar të vitit 2020, do të ndërmarrë hapa ligjorë. Më tej pretendimi ka qenë nga lojtari që kjo kontratë e re e firmosur në janar të vitit 2020 nuk është zbatuar nga klubi, pasi nuk është hedhur në bankë shuma për të cilën palët kanë rënë dakord.

KLUBI - Gazeta u interesua në klub në lidhje me këtë pretendim të lojtarit, por autoritete­t zyrtare na bënë me dije se nuk ka kurrfarë problemati­ke në lidhje me Limajn. “Nuk ka asnjë lloj problemati­ke në lidhje me futbollist­in Vesel Limaj”. Mesfushori Vesel Limaj arriti akordin në janar të këtij viti me klubin e Kukësit për zgjatjen e kontratës edhe për një vit e gjysmë. Pasi u gjet gjuha e përbashkët me klubin, mesfushori rinovoi deri në përfundim të sezonit, pra deri në fund të majit të vitit 2021. Limaj iu bashkua Kukësit në janarin e vitit 2018, por nisi të luante në sezonin pasardhës. Ai fitoi gjyqin me Bylisin dhe doli lojtar i lirë, ndërkohë që me fanellën e klubit verilindor ka luajtur në 64 ndeshje të kampionati­t, duke shënuar edhe gjashtë gola. Limaj është një nga futbollist­ët më në zë të Kukësit dhe drejtuesit kanë pretendime të mëdha për vetë kualitetin e tij. Madje jo rrallë herë drejtori Nexhipi ka theksuar se Limaj mund të shitet jashtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania