Panorama Sport (Albania)

Gega: Pres afrime, ja pse vendosëm të bëjmë minifazën në Tropojë

-

Iku si trajner kampion dhe tani ka nisur punën për të çuar para një projekt për të triumfuar sërish në elitën e futbollit shqiptar. Skënder Gega ka startuar punën në fushën stërvitore për të drejtuar Kukësin në sezonin e ri. Me mungesa, pak afrime dhe shumë nevojë për përforcime, trajneri tregon për minifazën në vendlindje­n e tij, si dhe për planin për miqësore përtej kufirit, në pjesën tjetër të shqiptarëv­e: Kosovë. Gega ka komentuar edhe problemati­kat që ekzistojnë me kontratat e disa futbollist­ëve.

ORGANIKA – “Nuk jemi ende të plotë, pasi Kuper është me lejen e klubit në Itali. Maliqi ka mbetur në kufi, sepse i duhet të bëjë testin përpara se të vijë në vendin tonë dhe të na bashkohet. Disa lojtarë cilësorë janë larguar dhe ne do të mundohemi të punojmë për të sjellë emra të tjerë gjatë gjithë kohës. Gashi ka ardhur me pëlqimin tim. Me aq sa e njohim, ai është prurje e mirë dhe shpresojmë të na ndihmojë. Paraprakis­ht jam i kënaqur me afrimin e tij në skuadër”, tha fillimisht Gega për mediat në seancën e parë stërvitore me Kukësin.

TELUSHI - “Me të gjithë ata që kam qenë pjesë e Partizanit, jo vetëm me Telushin, unë kam marrëdhëni­e të ngushta. Dëshiroj që ata të shkojnë ku kanë dëshirë për të luajtur. Në fakt nuk e di si është situata e Telushit. Kam lexuar në gazetë që shkruhet për Telushin dhe Hoxhën. Unë uroj të gjejnë gjuhën e përbashkët. Realisht, ne nuk po shohim Partizanin, por po shohim Superioren, apo për lojtarë jashtë Shqipërisë dhe ata në kampionati­n kosovar”.

ETHEMI – “Unë e di që ai ka bërë marrëveshj­e. Ethemi ka qenë ndoshta një nga pikat më të rëndësishm­e të planit dhe projektit që unë kam menduar. Kishte tri vite te Kukësi dhe klubi ka investuar duke e marrë nga Mamurrasi. Është rritur dhe falë aftësive të tij ka ardhur deri këtu. Edhe unë nga gazeta e kam marrë vesh që është larguar. Realisht nuk i di marrëdhëni­et ekzakte. Me sa di unë, ai ka qenë në kontratë deri pas Europës. Klubi do të vendosë zgjidhjen e kontratës apo nëse do t’u shkojë gjërave deri në fund”.

KUALIFIKIM­ET – “Do të luajmë tur kualifikue­s me vetëm një ndeshje. Në momentet kur është me dy takime, nuk është keq, se po të gabohet në të parën, ke shanse në ndeshjen tjetër të korrigjohe­sh. Megjithatë, ndeshja është me dy pjesë dhe të jep mundësinë të korrigjohe­sh: Ne do të bëjmë të pamundurën dhe shpresojmë të konsolidoh­emi. Më pas, le të shohim se kë do të kemi përballë”. FAZA NË TROPOJË – “Me presidenti­n kemi folur për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe është e pamundur të udhëtosh jashtë. Pa harruar që edhe koha dhe temperatur­at e larta bëjnë të vetën. Një arsye është edhe se desha një stadium me bar natyral, por gjithashtu kemi edhe Kosovën afër për të zhvilluar ndonjë ndeshje miqësore nëse do të na jepet mundësia. Unë kam mbi 40 vite që kam ikur nga Tropoja, por besoj se është diçka e bukur që të rikthehem në vendlindje për të stërvitur Kukësin”, deklaroi Skënder Gega pas seancës së tij të parë stërvitore me skuadrën e Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania