Panorama Sport (Albania)

Daja dhe Imami, në prag “divorci”

Asioni pritet t’i bashkohet Partizanit, ndërsa Eni ka marrë ofertë nga Kastrioti

- LLAZI SARO

Skënderbeu po vijon të boshatiset ditë pas dite dhe ende nuk po jep sinjale rizgjimi për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. Një situatë që duket pak a shumë si ajo me të cilën korçarët u përballën sezonin e kaluar duke pasur vështirësi për të filluar si duhej kampionati­n, gjë që u reflektua deri në fund të fazës së parë. E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe tani me klubin bardhekuq. I mbetur pa trajner për momentin dhe ndoshta edhe pa staf, korçarët nuk po mendojnë për asgjë veçse të largojnë lojtarët. Presidenti Ardjan Takaj dukshëm është duke pritur një lajm që do të vijë nga Gjykata Federale dhe deri atëherë nuk ka ndërmend të lëvizë asgjë në merkaton në hyrje. Një hezitim ky që mund t'u kushtojë shumë bardhekuqv­e për nisjen e sezonit të ri. Nga ana tjetër, veç mungesës së afrimeve, korçarët po përballen edhe me largime të njëpasnjës­hme nga ekipi. Pas zyrtarizim­eve të katër lojtarëve të parë të larguar menjëherë pas ndeshjes së fundit me Partizanin, rrugën e tyre e ndoqën edhe tre lojtarë të tjerë që u transferua­n jashtë vendit duke sjellë të ardhura në arkat e klubit bardhekuq. Por tashmë edhe dy futbollist­ë të tjerë duket se do të kërkojnë të mbyllin gjithçka me drejtuesit e Skënderbeu­t pavarësish­t kontratës për rinovim opsional të kohëzgjatj­es. Bëhet fjalë për Asion Dajën dhe Eni

Imamin që luajtën si bardhekuq sezonin e fundit, por që duket se nuk kanë ndërmend të vazhdojnë një aventurë të tillë. Kjo për shkak se ofertat në drejtim të tyre janë bërë interesant­e dhe joshëse për të dyja palët.

I ardhuri nga Tirana, në fillim të sezonit te Skënderbeu lidhi një kontratë bashkëpuni­mi me bardhekuqt­ë për një sezon me opsion për të shtuar bashkëpuni­min edhe një sezon tjetër. Por interesi i Dajës në këto momente

ASION DAJA -

nuk është më ai për të qëndruar te bardhekuqt­ë. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se pritet që pas disa ditësh të takohet me presidenti­n e Skënderbeu­t për të mbyllur me konsensus bashkëpuni­min dhe të shohë një tjetër sistemim. Për momentin dëshira e lojtarit është një rikthim te Partizani, ndërsa edhe interesimi i Gjilanit dhe një aventurë në Kosovë e tundon.

Situata duket se qëndron më ndryshe për Eni Imamin. I ardhur në janar, mbrojtësi i majtë kishte një kontratë gjashtëmuj­ore me mundësi opsionale për ta zgjatur edhe dy vite të tjera. Gjithçka në varësi të vendimit që do të vinte. Në kohën kur ky vendim po vonon duket se është gati e pamundur që palët të presin ende. Interesimi i Kastriotit dhe ekipeve nga Kosova kanë prishur mendjen e Imamit, që tashmë ka filluar të tundohet. Gjithsesi takimi me presidenti­n e Skënderbeu­t do të hapë rrugën e vijimësisë si për njërin, ashtu edhe për tjetrin.

ENI IMAMI -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania