Panorama Sport (Albania)

Magani, mesazh largimi nga Lushnja

Peqinasi është i pari që thuajse e mbyll aventurën me skuadrën lushnjare

- ALBAN ALUSHI

Futbollist­ët që mbyllën sezonin e fundit me Lushnjën vazhdojnë të jenë me pushime dhe ende nuk dihet se cilët prej tyre do të vazhdojnë të luajnë në “Roza Haxhiu” në vazhdim. Kontratat u kanë përfunduar të gjithëve dhe sigurisht që të gjithë po shohin ofertat e momentit, në pritje edhe të një sinjali nga klubi verdhejesh­il. Drejtuesit e Lushnjës e kanë bërë traditë tashmë që firmosin kontrata njëvjeçare gjatë verës dhe kështu çdo vit janë të detyruar të nisin gjithçka nga e para, me kontrata të reja.

- Nga Bashkia e Lushnjës mësohet se do të vijojë i njëjtë trajtimi financiar për futbollist­ët, ashtu si sezonin e fundit. Të

FONDI I NJËJTË

ardhurat e 25 futbollist­ëve, që është edhe limiti i përcaktuar nga FSHF-ja, janë të paracaktua­ra me vendim të Këshillit Bashkiak që kryen njëherësh edhe funksionin e asamblesë së klubit të futbollit. Fondi është i konsiderue­shëm, rreth 500 milionë lekë (të vjetër) për një sezon dhe financiari­sht futbollist­ët janë të kënaqur, megjithatë duhet pritur për të parë se cilët prej tyre do të rinovojnë dhe cilët do të zgjedhin një skuadër të re për sezonin e ri.

- Futbollist­i i linjës së djathtë, Endrien Magani,

MAGANI

një nga titullarët e sezonit të fundit, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, shprehet se ka pak mundësi të qëndrojë. “Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, që unë e mbylla para kohe, sepse u dëmtova në ndeshjen me Apoloninë, kam pushuar disa

ditë në Sarandë. Kam pasur oferta, disa nga skuadra të Kategorisë së Parë dhe një nga Superiorja, por emrat nuk mund t’i them, sepse dua të jem korrekt dhe duhet të flas më gjatë për këtë pjesë. Për sa i përket Lushnjës, është e vështirë për të rinovuar”, është

shprehur mbrojtësi 29-vjeçar, duke lënë pak shanse qëndrimi me fanellën verdhejesh­ile për kampionati­n e ardhshëm. Klubi lushnjar ende nuk ka hedhur hapat e para në lidhje me riorganizi­min për sezonin e ri dhe nuk përjashtoh­et mundësi për largime të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania