Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja e ka grupin, dilema e madhe është Plori KAVAJASIT

Askush s’mund të ikë pa marrë miratimin e presidenti­t Noka

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja dështoi edhe këtë sezon për ngjitjen në elitë, kështu që do të provojë për herë të 13-të ta realizojë këtë objektiv. Humbja me Vllazninë në ndeshjen shtesë solli trishtim në kampin lezhjan dhe skuadra ka marrë pushimet që në fillim të kësaj jave. Klubi nuk po nxiton për organizimi­n për sezonin e ri, sepse pjesa dërrmuese e futbollist­ëve janë nën kontratë me Besëlidhje­n dhe vetëm me lejen e presidenti­t Gjok Noka ata mund të lëvizin, nëse kanë oferta nga skuadra të tjera.

- Ndryshe është puna me trajnerin Elvis Plori, të cilit i ka përfunduar kontrata me mbylljen e sezonit. Verën e kaluar shkodrani erdhi në krye të stolit lezhjan me objektivin e qartë për ta ngjitur në Superiore Besëlidhje­n,

TRAJNERI PLORI

por nuk ia doli. Në daljen e fundit publike, atë pas ndeshjes me Vllazninë në “Loro Boriçi”, ai e la të hapur qëndrimin, por duhet një konfirmim mes palëve. I kontaktuar nga gazeta, trajneri shkodran u shpreh shkurt se nuk ka vendosur ende për të ardhmen. Duket e vështirë që Plori të vazhdojë të punojë në Lezhë, pasi mësohet se ka disa oferta dhe ka luksin të përzgjedhë atë që i leverdis më shumë.

- Sezonin e fundit Besëlidhja e mbylli me tre futbollist­ë mangët, pa mbrojtësin Arian Sheta, i cili iku në muajin shkurt pas ndeshjes ndaj Dinamos në Tiranë,

MERKATO

pa mesfushori­n Oumar Turad Kamara që pas huazimit te Kukësi nuk pranoi të kthehej te lezhjanët dhe pa sulmuesin serb, Ivan Jovaneviç, që u kthye në vendin e tij për arsye studimesh. Ka gjasa që nga titullarët e sezonit të fundit nuk do të ketë largime, ndërsa nga futbollist­ët e stolit po. Për afrimet nuk diskutohet që do të ketë, pasi tre titullarët e larguar pa mbaruar sezoni, duhen zëvendësua­r patjetër. Po ashtu, për të pasur më shumë garanci për objektivin e Superiores, lezhjanëve u duhet më shumë kualitet në organikë. Do të ketë edhe lojtarë të vetofruar gjatë përgatitje­ve verore, siç ndodh në çdo fushatë merkatoje. Edhe për sezonin e ri Besëlidhja do të ketë objektiv ngjitjen në Superiore, por do ta ketë ndoshta më të vështirë, sepse konkurrenc­a është më e madhe, ngaqë ndonjë nga ekipet me emër të Grupit B pritet të kalojë në Grupin A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania