Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë, Kuqezinjtë, një një ekip ekip në në ajër ajër

Nga Berisha te Hysaj dhe Manaj, një formacion me valixhe në duar

- OLSI TUJANI

Tre prej kuqezinjve kanë ndërruar men jëherë ambient dhe po stërviten me skuadrat e reja. Klaus Gjasula, Myrto Uzuni dhe Florian Kamberi janë sistemuar me shpresën që të kenë vazhdimësi dhe të ruajnë formën e mirë edhe në shërbim të ekipit kombëtar që ka ndeshje që në javën e parë të shtatorit. Po të tjerët? Si është situata me kuqezinjtë që pritet të jenë në boshtin kryesor në projektin e Edi Rejës? "Panorama Sport" sjell situatën e kuqezinjve, teksa të paktën një 11-she, e gatshme për të zbritur në fushë dhe për të qenë e denjë, është e paqartë për të ardhmen dhe lojtarët janë në merkato në pritje për të saktësuar të ardhmen.

PRAPAVIJA

Etrit Berisha bëri një sezon pozitiv në aspektin personal, por me gjithë dëmtimin në fund pas pandemisë, nuk ia doli që ta mbajë SPAL-in në elitën e Serisë A. E teksa skuadra e tij zbret nga kategoria, plani për portierin shqiptar është të qëndrojë sërish në Serinë A, por pritet të shihet se në cilin ekip. Elseid Hysaj është gjithmonë në merkato. Rinovim apo jo, Torino apo Juventus janë lajmet më të fundit rreth të ardhmes së paqartë të kapitenit. Së fundmi, me

Gatuzon, Hysaj ka gjetur veten, e madje shënoi edhe një gol. Marash Kumbulla është një ndër zbulimet e mëdha të Serisë A. Lufta mes Interit dhe LAcios është ende e ndezur për shërbimet e qendërmbro­jtësit 20-vjeçar, të cilin Verona pritet ta ketë thuajse

të pamundur që ta mbajë më në ekip. Enea Mihaj është një tjetër prej lojtarëve të prapavijës kuqezi, në kërkim të së ardhmes. Interesime për të ka nga Bundesliga gjermane. Frederik Veseli kompleton 4shen e mbrojtjes në kërkim destinacio­n të ri. Ai është jashtë

planeve të Empolit.

MESFUSHA

Ergys Kaçe mungon prej kohësh në Kombëtare, por në rast të një sistemimi në skuadrën që i përshtatet, mund të rikthehet në një alternativ­ë tejet cilësore për mesfushën e Kombëtare. Edhe këtë merkato ai është në kërkim të një skuadre. Gazeta ka mësuar se së fundmi ka refuzuar një interesim nga Qiproja. Keidi Bare ka pasur një sezon fantastik te Malaga dhe Espanjol është ekipi i parë i interesuar. Merkatoja sapo ka nisur dhe pritet të ketë një transferim.

SULMI

Shumë gola janë në kërkim të një sistemimi. Rei Manaj nuk bën pjesë në planet e Barcelonës A, por të vështirë e ka edhe me ekipin B. Kësisoj, në vazhdim do të duhet që të gjejë një skuadër. Armando Sadiku, pas 13 golave dhe një sezoni fantastik, është gjithashtu në kërkim të një ekipi, teksa kartonin e tij e zotëron Levante. Xhakomo Vrioni, pas debutimit me Juven, është në kërkim të një skuadre dhe disa prej Serisë B italiane duan shërbimet e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania