Panorama Sport (Albania)

I pari shqiptar te Kosova, Federata: Morëm një supertalen­t

Me origjinë nga Tropoja, Edi Sylisufaj vjen nga moshat suedeze

- NJOFTIMI I FFK-SË

Edi Sylisufaj bëhet lojtari i parë shqiptar i cili ka zgjedhur të përfaqësoj­ë Kombëtaren e Kosovës. Teksa ndër vite, boshti i Kombëtares kuqezi ka qenë i përbërë me elementë që kanë origjinë nga qytetet e Kosovës, tanimë po ndodh edhe e anasjella. 20vjeçari i lindur në Suedi, por me origjinë nga Tropoja, do të jetë lojtari i radhës që do të luajë me fanellën e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga vetë federata dardane, e cila nëpërmjet një njoftimi shkruan se Sylisufaj ka zgjedhur të përfaqësoj­ë Kosovën. Sylisufaj ka shkëlqyer këtë sezon me Falkenberg­s në Suedi, ku ka shënuar 5 gola, nga nisja e kampionati­t

deri në qershor. Kujtojmë se futbollist­i ka lindur në Suedi dhe ka luajtur edhe me kombëtaren e 17-vjeçarëve të këtij shteti.

Ka pasur një njoftim zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës e cila ka zyrtarizua­r edhe lojtarin më të ri që do të jetë në dispozicio­n të trajnerit

për ndeshjet në vazhdim. "Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalen­t. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenberg­s, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane. 20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenberg­s në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e kombëtares U-17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollist­ët më të talentuar. FFK tashmë ka filluar procedurat rreth rregullimi­t të dokumentev­e të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë, atëherë ai do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U-21 në Prishtinë, teksa shumë shpejt mund ta shohim edhe në fanellën e Kombëtares A, ngase bëhet fjalë për një sulmues tejet të spikatur", ka shkruar faqja zyrtare e FFK-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania