Panorama Sport (Albania)

Qerimaj: Kandidimi i Gjozës i bën mirë peshëngrit­jes Izmir Smajlaj sfidon dëmtimin: Do jem sërish kampion Europe

"Në Europian dua medalje dhe kualifikim­in për në Tokio" 27-vjeçari do të operohet në menisk

- ARTIN LLESHAJ

Pandemia globale e Koronaviru­sit, si në të gjitha fushat, ka lënë pasoja edhe në sistemin sportiv botëror, teksa aktivitete të ndryshme janë shtyrë apo anuluar. E prekur nga kjo situatë është edhe peshëngrit­ja shqiptare, e cila është disiplina sportive më e suksesshme e vendit në arenën ndërkombët­are. Erkand Qerimaj, një ndër shtangistë­t më të mirë kuqezi, tregon për "Panorama Sport" se si po e kalon këtë periudhë të kushtëzuar nga "COVID19": "Aktualisht po kaloj pushimet me familjen në bregdet, ndonëse për asnjë moment nuk i kam ndërprerë stërvitjet, pasi kam udhëtuar nga Velipoja për në palestrën në Shkodër. Megjithatë nuk jam stërvitur si zakonisht ku zhvilloja dy seanca në ditë, por më shumë për të ruajtur një formë 6070%, në mënyrë që të jem gati për t'u futur në përgatitje­t me ngarkesë të lartë. Është një situatë shumë e paqartë për ne, pasi ende nuk dimë se kur do të jepet leja për aktivitet në salla të mbyllura", shprehet fillimisht Qerimaj. Sportisti shkodran, i cili nesër feston 32-vjetorin e lindjes është në kërkim të një kualifikim­i për në Lojërat Olimpike dhe shpreson që të marrë pikët e nevojshme në Europian, aty ku beson se do të arrijë edhe zonën e medaljeve: "Objektivi i radhës për mua është Kampionati Europian, që do të zhvillohet në nëntor, por duke parë situatën, ende nuk mund të flitet me siguri për asnjë lloj aktiviteti. Synimi im në Europian është sigurimi i kualifikim­it për në Lojërat Olimpike, duke qenë se kanë mbetur edhe dy gara kualifikue­se. Gjithashtu, besoj që do të mund të futem edhe në zonën e medaljeve, këtë e them duke iu referuar rezultatev­e të mia". Siç dihet, gjatë këtij viti Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes do të zhvillojë edhe Asamblenë Zgjedhore, ndërsa në javët e shkuara në skenë ka dalë edhe ish-presidenti Elez Gjoza, i cili ka lënë të hapur mundësinë për një rikandidim të mundshëm për kreun e FSHP-së. Ndërkohë Qerimaj e konsideron diçka pozitive futjen e Gjozës në garë: "Sa më shumë kandidatë që të ketë, aq më mirë do të jetë për peshëngrit­jen, pasi në këtë mënyrë presidenti aktual, apo cilido që do të drejtojë peshëngrit­jen do të mobilizohe­t për të bërë akoma më shumë. Konkurrenc­a është pozitive. Gjithçka do të vendoset me votë dhe kush ta meritojë, le të fitojë", përfundoi peshëngrit­ësi kuqezi.

Rreth një muaj e gjysmë më parë, gjatë një seance stërvitore Izmir Smajlaj pësoi një dëmtim në gju, duke çarë meniskun. Ky dëmtim bëri që kampioni i kërcimit për së gjati të humbasë edhe dy garat kombëtare, siç ishte Kupa e Shqipërisë e zhvilluar disa ditë më parë, apo Kampionati Kombëtar që do të mbahet më datat 10-11 gusht. Për ish-kampionin e Europës ishte planifikua­r një operacion në Itali, por situata me virusin "COVID" bëri që Smajlaj ta ketë të pamundur udhëtimin jashtë vendit. Në një prononcim për "Panorama Sport", shkodrani fillimisht flet për operacioni­n dhe rikthimin e tij në pistë: "Ende nuk është vendosur data e operacioni­t, ndërsa sot (dje) kam një tjetër takim. Duke parë situatën e bllokimit të kufijve, për mua është e pamundur që të shkoj në Itali dhe me shumë mundësi operacioni­n do të bëj në një klinikë private turke në Tiranë. Besoj që javën tjetër do t'i nënshtrohe­m operacioni­t. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, ashtu sikurse dhe shpresoj, mendoj që pas tri javëve do të filloj stërvitjen. Po pres me padurim që të rikthehem në pistë, madje në ditën kur u zhvillua aktiviteti i Kupës së Shqipërisë, nuk më bëhej që t'i shikoja garat, nga dëshira e madhe që kisha për të marrë pjesë.

Gjithsesi jam munduar që ta ruaj disi formën fizike me aq mundësi sa kam pasur,

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania