Panorama Sport (Albania)

Hera e fundit 10 vite më parë, e eliminonte sërish... Lioni

-

- Pavarësish­t eliminimit të Juventusit, Kristiano Ronaldo shënoi dy gola të tjerë, duke e dërguar në total numrin e rrjetave të tij në fazën e 1/8ave në 25 dhe është vetëm një gol larg rekordit të Lionel Mesit (26). Megjithatë, argjentina­si do të ketë mundësi ta thellojë këtë rekord në rast se shënon sot në "Camp Nou" kundër Napolit.

- Dhjetë vjet kishin kaluar nga hera e fundit që Kristiano Ronaldo i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën e 1/ 8-ave. Nuk i ndodhte prej vitit 2010, kur luante ende për Realin e Madridit. Dhe, ironikisht, kundërshta­r ishte pikërisht Lioni, që pasi kishte fituar 1-0 në shtëpi, arriti të marrë një barazim në "Bernabeu" me firmën e Miralem Pjaniçit. Një kuriozitet i fundit: në atë moment (mars 2010) Sarri ishte i papunë.

- Portugezi ka shënuar 67 gola në Champions në fazën me eliminim direkt: po aq sa edhe lojtari i dytë, Lionel Mesi (46) dhe i treti (Tomas Myler 21) së bashku në kompeticio­n.

- CR7 është futbollist­i i tretë që shënon një gol në Champions kundër të njëjti rival (Lionit) me tri klube të ndryshme, pas Jorg Butit kundër Juventusit dhe Rud van Nistelroit kundër Bajernit të Mynihut.

- Juventusi u eliminua nga një skuadër franceze në fazën me eliminim direkt të një kompeticio­ni europian për herë të parë në historinë e saj. - Bardhezinj­të pësuan golin e parë me penallti në Champions në shtëpinë e tyre "Juventus Stadium". Hera e fundit që ata ndëshkohes­hin me penallti në Torino ndodhte në dhjetor të vitit 2009 pasi penalltinë e Bajernit të Mynihut e ekzekutont­e portieri Jërg But.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania