Panorama Sport (Albania)

“Bastexhiu” Cvajer tërbon Sarrin: Penallti inekzisten­te, me Juven kam ende një kontratë

- CVAJER ME “NJOLLË”

“Nuk kuptoj pse një si Kuipers dërgohet që të arbitrojë në Ligën e Europës, ndërsa Cvajeri në Champions. E them publikisht se arbitri gjerman, por edhe VAR-i, këtë mbrëmje ishin thjesht të turpshëm. Një menaxhim dhe gjykim i skaduar, kundrejt të dyja penalltive”. Me këtë frazë, ish-gjyqtari italian, Graciano Çezari, sot moviolist për rrjetin “Mediaset”, ka komentuar dy penalltitë që nuk duheshin akorduar kurrsesi, duke i dalë në krahë kështu deklaratës dhe shpërthimi­t të trajnerit Mauricio Sarri, pas ndeshjes së djeshme: “Jam thjesht i tërbuar me arbitrin. Jo vetëm që na dha kundër një penallti inekzisten­te, por aksioni nisi me një faull ndaj Higuainit dhe më dhemb që të dalë kështu. Më vjen shumë keq për eliminimin, por jam i lumtur për lojën që shprehu skuadra, sepse i patëm shanset edhe për 3-1. A jam i qetë për të ardhmen? Unë di të them se kam një kontratë dhe në trup kam vetëm nervozizëm për mënyrën se si dolëm nga ky kompeticio­n. Pastaj, nëse ju mendoni se drejtuesit do të më gjykojnë vetëm për këtë ndeshje, unë nuk e di, sepse fakt është që ekipet italiane nuk fitojnë prej 20 vitesh në Champions dhe nuk po flas vetëm për Juven”, deklaroi Sarri.

– Për sa i përket arbitrit gjerman që gjykoi dje Juventusin me Lionin, e përditshmj­a “Repubblica”, kishte kujtuar mëngjesin e djeshëm se në vitin 2004 Feliks Cvajer ishte pjesë e skandalit të trukimit për disa ndeshje në Bundesligë­n II, që sollën burgosjen me 2 vite e 5 muaj të kryesorit Hojzer. Në ndeshjet e inkriminua­ra të Hojzer, Cvajer kishte qenë anësor, madje Policia i kishte bastisur edhe shtëpinë në orët e para të mëngjesit, ndonëse ai nuk u shpall fajtor në këtë çështje. Gjithsesi, njolla e bastexhiut vazhdon ta përndjekë ishanësori­n Cvajer edhe pas 16 vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania