Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

- SHEZNI 6 KUADRADO 5.5 BONUÇI 6.5 SANDRO 5.5 BENTANCUR 6 PJANIÇ 5.5 RABIO 5.5 BERNARDESK­I 5 HIGUAIN 5 RONALDO 7.5 SARRI 5 Në të 70-ën Danilo Oliveri

– Iu dorëzua shumë lehtë penalltisë së Depait, por rrezikoi me një gafë në dalje që të hidhte në erë përpara kohe tentativën për kualifikim. Nervoz!

– Vuajti Auarin, i cili me kontrollin e topit e detyroi që të mos shkonte shumë shpesh në sulm.

(nota 6), i cili balancon lojën në korsinë e djathtë, por nuk mjafton.

DE LIGT 6 – Sulmuesit e Lionit e mbajnë nën presion dhe nuk e lejojnë që të luajë i qetë. Jo shumë i sigurt, por sigurisht nuk është fajtor për eliminimin.

– Ky nuk është Juventusi kafshëror i Alegrit, por ndërhyrja me thonj në rikuperimi­n e topit që nisi aksionin e 2-1 ndez duartrokit­jet nga brenda dhe jashtë stadiumit.

– Një tjetër natë me “ah sikur...”. Provon të shtyjë, por motorët që dikur karakteriz­onin shpejtësi dhe paparashik­ueshmëri janë shuar prej kohësh.

– Si gjithmonë një “shpatë” në të gjithë fushën, por ka frikë që të hyjë në zonën rivale. Dhe pikërisht kjo (golat e mesfushorë­ve) është sindroma që e bën shumë vulnerabël këtë Juventus.

– Ishte e fundit në “Allianz Stadium”, përpara se të transferoh­et te Barcelona, por nuk provoi asnjëherë që ta dërgoi në nivelet vlerës që paguan katalanasi­t për ta bërë të vetin. Simfonia që Sarri ëndërronte të luante në fillim të sezonit me boshnjakun rezultoi një stonaturë. Në të 61-tën Ramsej (nota 5.5), por uellsiani është thjesht sozia e turpshme e kohëve të Arsenalit, duke mos lënë shenjë as në pasim dhe as në ndërtimin e lojës.

– Provoi që të sulmonte zonën, të krosonte, të shërbente dhe të godiste, por ajo goditja gjeniale që pritej prej tij mungoi edhe në mbrëmjen që mund t’i shtonte ngjyra pozitive Juves.

– Në pjesën e parë bën një inkursion, që do ta kishte pasur zili edhe Mesi, por 10 centimetra larg portës së boshatisur sheh Marselon që t’i mohojë një gol prej amatori. Pas kësaj thjesht hije... Në të 70-ën Dibala, i cili meriton notën 6 vetëm për kurajon që tregoi, për të zbritur në fushë, sepse në goditjen e parë që provoi drejt portës, muskuli e tradhtoi. Në vend të tij, në të 84-ën (pa notë), i cili tregoi grintë, por është ende shumë i njomë për të luftuar në strofkën e luanëve...

– I njëjti diskutim me Pjaniç. Edhe për të me 99 për qind ishte nata e fundit, por “Pipita” këtë herë nuk u pa as të luftonte, jo më të mbështeste Ronaldon. Shkurt, Juvja ka nevojë për një tjetër numër “9”. Më saktë, e kishte “luftëtarin” Manxukiç, por e larguan në mënyrën më të turpshme të mundshme.

– Njeriu i Champions-it nuk tradhton kurrë, sepse në netët e vështira të këtij kompeticio­ni ai është gjithmonë prezent, gjithmonë i frikshëm dhe i pandalshëm. Një fenomen me plot kuptimin e fjalës, por që fatkeqësis­ht nuk mund të marrë gjithmonë peshën e skuadrës. Sepse edhe në këtë rast shënoi dy herë, por nuk mjafton më i vetëm.

– Nota, duke menduar për titullin kampion të fituar, por sigurisht që e ardhmja e tij varej shumë nga kjo ndeshje dhe duhet të vlerësohet. Lioni pa dyshim është një skuadër që meriton respekt, por nuk mund të krahasohet me Juven. Madje, edhe njëherë tjetër, kjo Juve tregoi se nën drejtimin e Sarri nuk është ende një skuadër, por kacavirret në goditjet gjeniale të Ronaldos...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania