Panorama Sport (Albania)

Varan hap portën, Siti fluturon në Lisbonë

Sterling-Zhezus presin biletën në çerekfinal­e kundër Lionit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fiton filozofia e Guardiolës, fiton presingu i lartë në fushë. Pasi e bëri në Spanjë, Mançester Siti mposht Realin e Madridit edhe në ndeshjen e kthimit. Përfundon 2-1, vendimtar golat e Sterling në 9' dhe Gabriel Zhezusit në 68'. I pavlerë goli i Benzemasë në 28'. Por rëndojnë gafat e rënda të Varan në dy golat e "Qytetarëve", i cili humbi topin si lojtar i fundit te goli i 1-0 dhe bëri asistmenin te 2-1. Mançester Siti do të sfidojë Lionin në çerekfinal­en me tek ndeshje në Lisbonë.

Guardiola dhe Zidane rreshtojnë në fushë dy skuadra fotokopje 4-3-3. Siti, pa Agueron, prezantohe­t me Zhezusin dhe Sterlingun dhe Fodenin në sulm. Te Reali rëndojnë mungesat e Ramosit dhe Bejlit, por ka vend për Militaon dhe Rodrigon dhe Hazardi ia del të jetë titullar. Nis me një ritëm pak a shumë të ngadaltë, por në minutën e nëntë Siti zhbllokohe­t. Reali qarkullon topin në zonën e tij, Zhezus ushtron presing ndaj Varanit, i heq topin dhe pason për Sterling, i cili nga dy hapa duhet vetëm ta shtyjë në rrjetë. Reali pëson shok psikologji­k dhe për disa minuta është nën dominimin e anglezëve: në 12' Gyndoan kërkon golin e dytë, por Kurtua pret. Në 15' Sterling provon nga një pozicion i shkëlqyer, por topi përfundon jashtë. Spanjollët rifuten ngadalë në ndeshje dhe në 21', Benzema i afrohet golit të barazimit (Ederson devijon në këndore). Por 7 minuta më vonë francezi shënon: Rodrigo merr shkëlqyesh­ëm krahun e djathtë dhe kroson në qendër të zonës, Benzema me kokë nuk arrin të bllokohet

NDESHJA -

nga Laport dhe Fernandinj­o. Ai i afrohet edhe golit të dytë më 44', por Ederson i thotë "jo" goditjes me kokë.

- Siti rishfaqet pas pushimit me Sterling, por Kurtua shpëton. Belgu bën të njëjtën gjë edhe në 54', kur del përpara Sterlingut

PJESA E DYTË

i nisur nga thellësia prej De Bryjnes. Ritmi ngelet i lartë edhe në pjesën e dytë dhe minutë pas minute ekipi i Guardiolës bëhet më dominues. Zhezus provon në 65', por Kurtua i thotë "jo". Por pak minuta më vonë sulmuesi brazilian realizon vërtet. Varan

shkon në vështirësi pas një topi në ajër, tenton ta kthejë te Kurtua, por mes tij dhe portierit gjendet Zhezus, i cili me gjakftohtë­si shënon golin e dytë. Reali përgjigjet vetëm në 70', me goditjen e Modriçit pritur bllokuar nga mbrojtja. Në minutat e fundit, Siti

qarkullon topin pa i lejuar Realit të krijojë rrezik. Për kampionët e Spanjës është eliminimi i dytë radhazi në 1/8-at (sezonin e shkuar me Ajaksin). Siti ndërkohë sheh çerekfinal­et, atje ku do të gjejë Lionin dhe është favorit absolut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania