Panorama Sport (Albania)

NOTAT SITI

- Uoker 7 Trajneri Guardiola 7 David

Kur duhet të presë, është aty gjithnjë. Rrezikon pak me topin në këmbë. Nuk mund të bëjë dot asgjë te goli i Benzemasë.

- Falë Hazardit mbrojtësi i djathtë i Sitit qëndroi shumë poshtë. Por i vendosur në ndërhyrje. Nga anët e tij nuk kalohet kurrë.

Vuan me Benzemanë. Do të vuante çdo qendërmbro­jtës i klasit botëror, jo më një mesfushor i improvizua­r atje.

Më efikas se Fernandinj­o, taktikisht është më i saktë.

Shfaqet pas gjysmë ore, duke fituar më shumë kurajë dhe shndërrohe­t në një sulmues të shtuar. Prezent në fazën e mbështetje­s dhe në finalizim.

Mesfushori total, i jashtëzako­nshëm. Shpërndan topa në mesfushë, punon, pason, godet në portë. Rrezik konstant, kudo dhe kurdo.

Bllokadë përpara mbrojtjes, me fizikun e tij dhe vizionin e lojës është vendimtar për të dhënë ekuilibër (nga 89' Otamendi, pa notë).

T'i japësh topin është sikur të depozitosh para në bankë. I saktë edhe në fazën e mbështetje­s së sulmit dhe në atë të diktimit të ritmit.

Shumë shpirt sakrifice, por pak vazhdimësi. Ndonjë pasim i gabuar i tepërt, duele të humbura dhe një top i humbur, që mund të peshonte (nga 67'

Me Realin e detyruar të sulmojë, shpejtësia e tij është armë e rëndësishm­e për të futur në krizë kundërshta­rin).

Ka meritën që është në vendin e duhur, në momentin e duhur pas vetëm 9 minutash. Dhe bën një punë të madhe në presing (nga 81' Silva, pa notë).

Zhezus 7 - Ushtron presion dhe vjedh topat e Varanit. Shërben asist dhe finalizon si Inzagi në kohët e arta. Vendimtar në Madrid, vendimtar në "Etihad". Aguero kush?

- Zgjedh të mos menaxhojë, por të sulmojë që në fillim, duke shfrytëzua­r pikat e dobëta të kundërshta­rit, që pa Ramosin janë shumë. Lexim perfekt i ndeshjes. Zidan, maestroja është ende Pep!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania