Panorama Sport (Albania)

Zidan: Largohemi me kokën lart, asnjë qortim për Varan

"Jam në stol derisa s’ndodh diçka e jashtëzako­nshme"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Më në fund e ndjen edhe ai shijen e eliminimit në Ligën e Kampionëve. Zinedin Zidan nuk e fsheh zhgënjimin për largimin në këtë moment nga Europa, ndërsa gazetarët nisin t'i vënë në dyshim edhe të ardhmen në stolin e Realit të Madridit. "Unë jam trajner i Realit të Madridit derisa nuk do të ndodhë diçka e jashtëzako­nshme. Mos ma bëni më këtë pyetje për të ardhmen time. Do të pushojmë dhe pastaj do të rikthehemi sërish sezonin e ardhshëm", thotë tekniku francez, duke analizuar humbjen me Mançesteri­n, por pa e drejtuar gishtin nga Rafael Varan: "Unë jam përqendrua­r vetëm te gjërat e mira që bëmë këtu. Dakord, ishte një mënyrë e keqe për ta mbyllur sezonin, por duhet ta pranojmë humbjen. U mundëm në shtëpi edhe jashtë, dhe urime Sitit! U përpoqëm t'i ndryshonim gjërat, por nuk ishte e thënë të ishte këtë mbrëmje. Nuk kemi justifikim­e". Dikush i vë në dyshim aktivizimi­n e Hazardit (me probleme në kavilje) dhe jo të Viniciusit, por nga Zizu merr si përgjigje: "Hazard ishte 'Ok'. Dha gjithçka kishte. Nuk kishte asnjë dhimbje. Kur një skuadër humbet, të gjithë përpiqen të gjejnë arsyet. Po, Vinicius mund të kishte luajtur, por ishte radha e të tjerëve. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë për këtë. Nuk mund të jemi të lumtur për këtë rezultat, por i tillë është futbolli. Duhet të pranojmë se patëm raste për të shënuar, por nuk i shfrytëzua­m ato. Por në fund, 95% e asaj që kemi bërë këtë sezon ka qenë e shkëlqyer. Sezoni ynë në përgjithës­i meriton notë shumë të lartë. Nuk ka asgjë për të qortuar Varanin. Nuk i thashë asgjë. Duhet të ngremë kokat lart dhe të provojmë sërish. Këtë u thashë lojtarëve të mi pas ndeshjes. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur këtë sezon. Nuk duhet të gjejmë justifikim­e për humbjen në këtë ndeshje. Dhamë gjithçka, por ndonjëherë gjërat nuk shpërblehe­n".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania