Panorama Sport (Albania)

NOTAT REALI

- 5 Lukas Asensio Joviç,

Engjëll dhe djall. Pak pasiguri në pjesën e parë: i pafajshëm te goli i parë, por i dhuron Fodenit një top që duhej të ishte shtyrë në rrjetë. Falet në pjesën e dytë, duke pritur të papritshme­t.

Mbështet pak në sulm dhe kur e bën, humbet duelet një kundër një. Dërrmohet nga Zhezus (nga 83' pa notë).

Shpëton veten në më shumë se një rast. Punë e vështirë, duke qenë se shoku i repartit ishte në një ditë të errët.

I pafalshëm gabimi pas 9 minutash, kur i dorëzon Zhezusit topin e 1-0 dhe e përsërit edhe në golin e 2-1. E papranuesh­me në një ndeshje kaq të rëndësishm­e nga ana e një mbrojtësi të kalibrit të tij.

Me topin në këmbë është një rrezik... për të tijtë. Vuan presingun e kundërshta­rit, nuk ndihmon në fazën sulmuese.

Në tërësi, nuk mund t'i vendosësh faje për humbjen. Luan si zakonisht, duke gabuar pak dhe me pasime të mira.

Reali shpërfytyr­ohet në fillim dhe ai i jep një dorë mbrojtjes që t'i ndodhë kjo.

Nuk jep asnjë shkëndijë. Humbet edhe durimin dhe provon nga distanca. Del pasi merr karton të verdhë (nga 83 pa notë).

Sprinte, nuhatje dhe shpejtësi në ekzekutim: talent i vërtetë, 1-1 vjen falë asistit të tij (Nga 61'

- Nuk hyn në ndeshje. I pasaktë dhe kurrë i rrezikshëm).

Karim është një siguri, mban peshën e sulmit dhe në momentin e duhur, godet. Sa keq ta humbasësh një lojtar të këtij kalibri kaq herët.

Shfaqet me hope në pjesën e parë, zhduket në të dytën (nga 84' pa notë).

Mposhtet nga taktika e Guardiolës dhe vuan presingun kundërshta­r. Mbetet në lojë vetëm falë klasit të disa lojtarëve të tij, por humbja dhe eliminimi janë të merituara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania